Situata e COVID-19, Italia e mbyllur për Shqipërinë deri në 7 shtator

Situata e COVID-19, Italia e mbyllur për Shqipërinë deri në 7 shtator

Këshilli i Ministrave në Itali ka vendosur zgjatjen e masave anti-covid dhe mbylljen e kufijve për vendet jashtë zonës Shengen deri më 7 shtator 2020.  Vendimi u morr më 7 gusht nga qeveria italiane, ku në thelb është praktikisht zgjatja e masave që janë aktualisht në fuqi për Italinë në lidhje me frenimin e  përhapjes së koronavirusit.

Po çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë? Nuk do të lejohen që shqiptarët të udhëtojnë drejt Italisë si pjesë e vendeve që nuk i përkasin BE dhe zonës Shengen. Të vetmit që do të lejohen të kalojën janë shtetasit italianë dhe personat që kanë një leje qëndrimi në Itali.

Gjithashtu kushdo që ka qenë në këto 13 vende në 2 javët e fundit i ndalohet hyrja në Itali, qoftë edhe tranzit. Në listën e 13 vendeve përfshihen  Armenia, Bahrein, Bangladesh, Brazil, Bosnje Hercegovinë, Kili, Kuvajt, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Oman, Panama, Peru, Republika Dominikane.

Sipas kryeministrit Conte zgjatja e masave është e nevojshme "duke marrë parasysh evolucionin e situatës epidemiologjike, natyrën veçanërisht të përhapur të epidemisë dhe shtimin e rasteve në vend"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë