Përplasje dhe akuza mes opozitës për listë ‘fake’ deputetësh në zgjedhjet e 11 majit.
Një nga emrat e kandidatëve të Koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës për qarkun e Fierit është Sabire Hoxhaj. Kjo e fundit me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se i është vendosur kandidimi pa dijeninë apo lejen e saj.
Duke marrë shkak nga kjo, deputeti demokrat Luan Baçi ka gjetur rastin të sulmojë kreun e Demokratëve Euroatlantik dhe partinë e tij duke i kërkuar që “të heqi dorë nga këto veprime të turpshme, pasi po përdor emrin e një zonje fisnike për fushatë”.

Ai iu referua deklaratës së Hoxhajt, e cila mohon të ketë plotësuar formularin për të qenë kandidate për deputete.
Baçi, me anë të një postimi në Facebook, shprehet se duan "të përdorin emrin e një demokrateje të shkëlqyer, për të penguar PD në fitoren e sigurt të 11 Majit".
“Hiqni dorë nga këto veprime të turpshme! Boll abuzuat dhe luajtët me demokratët, do të mbaheni mend si njerëzit më qesharakë që kanë ekzistuar ndonjëherë”, shkruan Baçi.
Postimi i Sabire Hoxhajt, për të cilën Koalicioni Euroatlantik thotë se nuk bëhet fjalë për të njëjtin person
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Koalicionit Euroatlantik, që shprehet se “Foltorja ka nisur fushatën me lajme të rreme dhe se “gënjeshtra del më shpejt se boja e flokëve”.
Kandidat i Koalicionit Euroatlantik për Fierin, Burhan Misiraj, ka përgënjeshtruar Luan Baçin, i cili qëllimisht ngatërron një anëtare të thjeshtë me kandidaten e për deputete e Koalicionit Euroatlantikë, Sabrije Hoxhaj, pra bëhet fjalë për një tjetër person, por me identitet të përafërt.
Me anë të një postimi në Facebook, Misiraj shkruan se kandidatja për deputete për qarkun Fier është një studente ekselente e shkencave politike dhe një zë i ri për të përfaqësuar qytetin.
Ai më tej me ironi i bën thirrje Luan Baçit të mos e nis fushatën me lajme të rreme, pasi gënjeshtra del më shpejt se boja e flokëve.
Postimi i plotë i Luan Baçit:
“SABIRE HOXHAJ, një zonjë fisnike, përfaqësuese e denjë e Mallakastrës, mësuese e shkëlqyer, demokrate e nderuar, drejtuese e strukturave të larta te Partia Demokratike në Mallakastër, ish-kryetare komune në Mallakastër, përfaqësuese e Partisë Demokratike, kontribuese dhe faktor i rëndësishëm në procesin e rithemelimit të Partisë Demokratike, me kryetar profesor doktor Sali Berishën! Euroatlantikët qesharakë dhe të shitur duan të përdorin emrin e saj të nderuar në listat e tyre të turpit, për të penguar demokratët dhe Partinë Demokratike në fitoren e sigurt të 11 Majit! Hiqni dorë nga këto veprime të turpshme, boll abuzuat dhe luajtët me demokratët, do të mbaheni mend si njerëzit më qesharakë që kanë ekzistuar ndonjëherë!”.
Reagimi i Burhan Misirajt:
“Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik për qarkun Fier është Sabire Hoxhaj, një studente ekselente e shkencave politike. Sabire është një zë i ri dhe një model për të përfaqësuar me vlera Fierin.
Luan Baçi, të bëjmë thirrje të mos e nisësh fushatën më lajme të rreme dhe vëmendje të sforcuar, se gënjeshtrat dalin më shpejtë se boja e flokëve.
Qarku Fier meriton më shumë! Qytetarët meritojnë më shumë se politika e vjetër!”
-Ali Bendaj
-Dajela Daka
-Amarildo Filaj
-Burbuqe Goxhaj
-Sabire Hoxhaj
-Afrim Kokla
-Gerard Komini
-Gezim Maloku
-Klejdan Mehmetaj
-Burhan Misiraj
-Florentina Nushi
-Gjergji Peri
-Elvis Pisku
-Fatjon Pollozhani
-Ermal Sefa
Komente


Eshte e vertete qe genjeshtra del me shpejt se boja e flokeve ? Nuk e besoj se lulushit nuk po I del boja e flokeve .
Përgjigju