Situata e Covid-19: Shkon në 250 000 numri i viktimave në SHBA

Situata e Covid-19: Shkon në 250 000 numri i viktimave në SHBA

Foto ilustruese

SHBA kanë regjistruar më shumë se 250,000 vdekje nga Covid-19 ndërkohë që vazhdojnë të rriten rastet e infektimeve. SHBA, është vendi i parë me më shumë raste të infektuara dhe  viktimash që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë që shumica e shteteve kanë rikthyer kufizimet, i fundit që i shtohet listës është Nju Jorkut ka urdhëruar mbylljen e shkollave nga e enjtja për shkak të rritje së rasteve.

Vendimi për të mbyllur shkollat erdhi ndërsa  pasi normat pozitive të provave për virusin tejkaluan pragun prej 3%.

Masa erdhi vetëm tetë javë pasi sistemi shkollor u rihap për studentët dhe është shteti më i fundit që merr vendimin për të mbyllur shkollën dhe për të kaluar në mësimin online pas Bostonit dhe Detroiti.

Bill de Blasio, kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, tha: "Askush nuk është i lumtur për këtë vendim. Ne të gjithë në fakt po ndihemi stë trishtuar sepse është bërë shumë punë e mirë për t'i mbajtur shkollat ​​të hapura".

Mbyllja e shkollave është masa e fundit për të frenuar një shpërthim të ri të rasteve. Javën e kaluar u vendosën kufizime të mëtejshme të cilat parashikonin mbylljen e bareve dhe restoranteve në orën 22:00 dhe kufizimin e numrit të personave në grumbullime.

Në një intervistë Dr. Fauci paralajmëroi për rritje të rasteve dhe viktimave, duke qenë se po ofrohet më shumë dimri. Dhe bëri sërish thirrje që të "dyfishoheshin" në masat e shëndetit publik, të tilla si mbajtja e maskave, ruajtja e distancimit fizik dhe shmangia e turmave. Ai u bëri thirrje njerëzve të "durojnë për vetëm pak më shumë, sepse ndihma është gati për të ardhur" në formën e vaksinave.

Ndërkohë që gjendja në spitale po përkeqësohet ditë pas dite, ku në disa zona pacientët për shkak të mbipopullimit pacientët po trajtohen edhe në garazhet e spitaleve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Kina, Meksika dhe Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit për tarifat tregtare

Kina, Meksika dhe Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit për tarifat tregtare