Situata e fruthit në Shqipëri/ ISHP: Ka 30 raste tek fëmijët nën 2 vjeç, prindërit të bëjnë vaksinimin

Insituti i Shëndetit Publik, ka nxjerrë një njoftim për situatën e fruthit në vend. ISHP bën me dije se deri në datën 22 janar të këtij viti, janë identifikuar 30 raste me fruth, tek fëmijët nën 2 vjeç. ISHP iu bën thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët. Gjithashtu, ISHP,  i bën thirrje spitaleve që të marrin masa për trajtimin e fëmijëve me fruth. Reagimi i ISHP vjen pas rastit të djeshëm, kur në QSUT, humbi jetën një foshnjë 4 muajshe. 

Njoftimi i plotë

Lidhur me situatën e Fruthit në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se deri në datën 22 Janar 2019 numri i të prekurve me fruth është 30 raste (pozitive). Rastet e konfirmuara i përkasin kryesisht grupmoshës nën 2 vjeç.

Instituti i Shëndetit Publik ju bën thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit dhe udhëzimeve të ISHP-së për grupet që janë më të rrezikuara.

Jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit që nuk janë vaksinuar ndaj fruthit apo nuk kanë marrë dy doza të vaksinës, duhet të vaksinohen. Vaksinimi ndaj fruthit është mbrojtja më e mirë për parandaluar fruthin dhe komplikacionet që vijnë prej tij. Për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më i rëndësishëm vaksinimi, për të parandaluar përhapjen e fruthit.

Masat e ndërrmara për mbrojtjen nga fruthi dhe ndaj epidemisë të shkaktuar prej tij janë masa të kontrollit spitalor dhe në qendra shëndetesore, si me poshtë:

–              Izolimi në pavione të caktuara në spitale dhe vetëizolimi për rastet ambulatore.

–              Masa standarte të kontrollit të infeksionit dhe ato të transmetimit nëpërmjet ajrit.

–              Përdorim i mjeteve të mbrojtjes personale, si maskave, etj  nga personeli dhe pacientët kur shkojnë në ekzaminime.

–              Vaksinim i personelit shëndetësor.

–              Monitorim i gjendjes mbrojtëse të personelit ndaj fruthit.

–              Gjurmim dhe vaksinim brenda 72 orëve i kontakteve.

–              Vaksinim i disa grupeve të rrezikuara.

–              Vendosja e survejancës aktive në të gjithë vendin.

–              Takime dhe trajnime për mjekët e familjes, institucioneve parashkollore dhe personelin infermier.

–         Monitorim dhe  zbatim rigoroz të legjislacionit në lidhje me vaksinimin në institucionet parashkollore dhe shkollore si dhe institucionet shëndetësore.

Gjatë vitit 2018 dhe deri më tani raportohen të jenë kryer mbi 113,237 vaksinime, nga të cilat, mbi 51.227 janë vaksinime sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit për personat në moshën 1 dhe 5 vjeç.

Ndërkohë janë kryer edhe rreth 62,000 vaksinime të tjera që i përkasin fëmijëve të prapambetur në vaksinim, të rriturve të pavaksinuar ose me një dozë, komunitetit rom, si edhe të gjithë personave që kanë qenë në kontakt me persona të dyshuar apo të sëmurë me fruth.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë