Sëmundja e fruthit vdekjeprurëse/ Specialistja e ISHP: 30 raste në të gjithë vendin, kërkoni ndihmë menjëherë

Janë të paktën 30 raste me fruth në të gjithë Shqipërinë, nga 45 raste të dyshuara. Këtë e ka deklaruar specialistja e ISHP Eugena Tonini, në një deklaratë. Sipas specialistes grupmosha më e prekur është ajo nën 2 vjeç për shkak se ende nuk kanë arritur moshën e vaksinimit.

Aktualisht që flasim kemi një total prej 30 rastesh pozitiv, nga 45 raste të dyshuara, 15 janë në proçes për testim, në vazhdim të survejancës së rashit me temperaturën. Grupmosha më e prekur është ajo nën 2 vjeç, të cilët sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit, akoma nuk ka ardhur momenti për tu vaksinuar kundër fruthit.

Eugena Tonini, specialiste e ISHP

Specialistja Tonini thekson se është shumë i rëndësishëm vaksinimi në kohë i fëmijëve, duke i bërë thirrje prindërve të mos e neglizhojnë këtë pjese. I rëndësishëm gjithashtu është edhe rifreskimi i vaksinës tek të lindurit në vitet 80-90.

Një tërheqje vëmendje për të gjithë prindërit, qofshin këta të rinj apo që kanë pasur një historic të mëpërpashëm të lindjeve, me fëmijët e tyre, duhet respektuar kalendari kombëtar I vaksinimit. Aplikimi në kohë i kalendarit, është shumë i rëndësishëm, dhe për vetë faktin se kemi që në vitin 2016, edhe për fashat moshore të viteve 80-90, dhe deri në vitet 99, kemi theksuar për aplikimin në kohë dhe rifreskimin e vaksinës,”

Eugena Tonini, specialiste e ISHP

Tonini ka kërkuar nga prindërit që të mos neglizhojnë simptomat, dhe në rast se fëmijët e tyre janë kanë ndonjë prej simptomave, këshillohet që të mos i çojnë në çerdhe apo kopshte për të shmangur përhapjen e infeksionit.

Kemi rekomanduar të gjithë prindërit, të gjithë kolektivave, çerdheve, shkollave, grumbullimeve masive, nëse do të kemi shenjat klinike të një gjendje virale, aspiratore, gjendje rrufe, më mirë eleminojmë lëvizjet nëpër ambientet shkollore, në ambientet e çerdhes, kopshtit, të qendrojmë në shtëpi deri në rekuperimin e situatës.

Eugena Tonini, specialiste e ISHP

Specialistja i bën thirrje që prindërit të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmë pasi fruthi është një sëmundje e rrezikshme e cila mund të shkaktojë edhe vdekje. Jo më larg se dje humbi jetën një foshnje 4-muajshe në reaminacionin e pediatrisë si pasojë e fruthit. 

Gjatë vitit 2018 dhe deri më tani raportohen të jenë kryer mbi 113,237 vaksinime, nga të cilat, mbi 51.227 janë vaksinime sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit për personat në moshën 1 dhe 5 vjeç. Ndërkohë janë kryer edhe rreth 62,000 vaksinime të tjera që i përkasin fëmijëve të prapambetur në vaksinim, të rriturve të pavaksinuar ose me një dozë, komunitetit rom, si edhe të gjithë personave që kanë qenë në kontakt me persona të dyshuar apo të sëmurë me fruth.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale