REAGIMET/ Situata e përshkallëzuar nga serbët, Borrell: Pezulloni operacionet e policisë në komunat në veri! Opozita shqiptare: Shqipëria mos ta lërë vetëm Kosovën

REAGIMET/ Situata e përshkallëzuar nga serbët, Borrell: Pezulloni operacionet e policisë në komunat në veri! Opozita shqiptare: Shqipëria mos ta lërë vetëm Kosovën

Foto nga dhuna ndaj ushtarakëve të KFOR në 29 maj

Situata në Kosovë vijon të jetë e përshkallëzuar. Edhe sot serbët në veri kanë protestuar kundër kryetarëve të 4 komunave në veri të Kosovës. Politika shqiptare dhe ndërkombëtare kanë reaguar sa i takon kësaj situate. Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell thotë se dënon fuqishëm dhunën në veri të Kosovës.

"Dua të them se BE-ja e dënon fuqishëm dhunën në veri të Kosovës, që e kemi parë ditëve të fundit. Aktet e dhunës ndaj qytetarëve, mediave, forcave të rendit dhe KFOR-it janë të papranueshme", tha Borrell për gazetarët në Bruksel.

"Ne, si BE, qëndrojmë prapa NATO-s dhe KFOR-it në përmbushjen e mandatit, në interes të paqes dhe stabilitetit në Kosovë", shtoi ai.

Borrell tha se ka biseduar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe se i ka ftuar ata që "ta qetësojnë situatën menjëherë dhe pa kushte".

Ai, po ashtu, tha se BE-ja pret që palët të angazhohen në dialog dhe ta hapin rrugën për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Ndërkohë ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me Shtetet e Bashkuara për veprimet e ndërmarra në veri dhe, për këtë arsye, ka pësuar pasojën e parë: "stërvitjet Defender Europe 2023 kanë marrë fund" për të.

Ai citoi sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili paralajmëroi se këto veprime do të ndikojnë në marrëdhëniet SHBA-Kosovë, dhe tha se anulimi i pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjet "Defender Europe 2023" është pasoja e parë për Qeverinë e Kosovës në këtë drejtim.

Ndërkohë, nga politika shqiptare Meta, Çollaku dhe Begaj kanë dënuar me forcë dhunën në veri të Kosovës. Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku shprehet se Shqipëria nuk duhet të lërë të vetëm Kosovën.

Në përditësim... 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:37
Tensionet në veri të Kosovës, Çollaku: Shqipëria duhet të reagojë për kërcënimin e paqes në Ballkan

1683478448_collaku.jpg

Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës duke thënë se Shqipëria duhet të reagojë për kërcënimin e paqes në Ballkan.

“Me ushtrinë serbe të rreshtuar në kufi, dhe me lajmet se mercenarët rus të Wagner po futen në Kosovë, Shqipëria nuk mund të heshtë, Shqipëria duhet zyrtarisht të denoncojë kudo këtë kërcënim të Paqes dhe Sigurisë në Ballkan. Shqipëria nuk mund ta lërë vetëm Kosovën”, tha Çollaku.

Ora 13:22
Situata në veri të Kosovës, Meta: Dënoj sulmet e pajustifikuara! Vuçiçi duhet ta largojë ushtrinë nga kufiri i Kosovës

1684776599_meta.jpg

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për situatën në veri të Kosovës duke dënuar sulmet e paprovokuara ndaj KFOR-it, gazetarëve dhe institucioneve. Meta tha se palët duhet të tregojnë vetëpërmbajtje e të ç’tensionojnë situatën.

“Po ndjek prej ditësh, me një vëmendje të shtuar, zhvillimet tepër shqetësuese në veri të Kosovës si dhe reagimet e palëve për to. Dënojmë me forcë sulmet e paprovokuara dhe tërësisht të pajustifikuara ndaj forcave të KFOR-it, ndaj gazetarëve dhe institucioneve.

As KFOR dhe as Policia e Kosovës nuk kanë sulmuar asnjë qytetar të asnjë etnie. Në interesin më të mirë të qytetarëve, palët duhet të tregojnë vetëpërmbajtje, që do të ç'tensiononte situatën e konfliktit, e cila, më së shumti duket të jetë e nxitur nga synimet e aktorëve të tretë, që duan të ketë jo paqe të qëndrueshme, por konflikt të vazhdueshëm dhe destabilitet. Vuçiçi duhet ta largojë ushtrinë nga kufiri i Kosovës.

Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja duhet të mos cënohet në suksesin e tij. Shqipëria do të jetë gjithmonë dhe pa kushte në krahun e Kosovës dhe në krahun e NATO-s për të garantuar paqen dhe sigurinë në rajon”, shkroi Meta.

Ora 13:12
Tensionet në veri të Kosovës, Stano: Të dyja palët përgjegjëse për dhunën

1685445198_101664.jpg

Zëdhënësi i BE-së për çështje të jashtme dhe të sigurisë, Peter Stano, tha se dhuna në veri të Kosovës "ka ardhur nga të dyja palët", duke iu referuar Kosovës dhe Serbisë.

Nga përleshjet mes protestuesve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it, të hënën në Zveçan, mbetën 35 ushtarë të plagosur, ashtu si edhe më shumë se 50 protestues.

"Eskalimin e shohim që nga e premtja, prandaj edhe [shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph] Borrell dhe vendet anëtare [të BE-së] e kanë dënuar dhunën dhe kanë ftuar për uljen e tensioneve. U kanë thënë të dyja palëve", tha Stano për gazetarët në Bruksel.

"Kjo situatë nuk ka ardhur vetvetiu, por është pasojë e rrethanave dhe zhvillimeve, për të cilat janë përgjegjëse të dyja palët", shtoi ai.

Në pyetjen e gazetarëve se a do të thotë kjo situatë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi ka dështuar, Stano tha: "Jo, dialogu vazhdon, përpjekjet madje janë shtuar dhe dialogu është më i rëndësishëm se kurrë".

Ora 11:59
Serbët dhunuan ushtarët e KFOR-it, eurodeputeti austriak: Duhen përfunduar bashkëpunimet me Vuçiçin, po nxit tensione në veri të Kosovës

1685440776_6400069ff0af33ade0479f015e05590d6f1a.jpg

Eurodeputeti dhe kryetari i Partisë së Gjelbër Europiane, Thomas Waitz tha se përshkallëzimet e fundit në veri të Kosovës janë “rezultat i viteve politikë etno-nacionaliste të Aleksandar Vuçiçit dhe retorikës përçarëse”. Ai shkruan se Partia Popullore Evropiane duhet të përfundojë urgjentisht bashkëpunimin me Vuçiç pasi po nxit tensione.

“Këto përshkallëzime janë rezultat i viteve të politikës etno-nacionaliste të Aleksandar Vuçiçit dhe retorikës përçarëse. Edhe ushtarët dhe gazetarët e KFOR-it janë bërë objektiva të kësaj gatishmërie për dhunë. I dënoj sulmet në termat më të fortë. Partia Popullore Evropiane (EPP) duhet të përfundojë urgjentisht bashkëpunimin me Aleksandar Vuçiçin, kundër të cilit po zhvillohen protesta masive aktualisht në Serbi”, thuhet në një deklaratë dërguar mediave.

Waitz thotë se “kemi nevojë urgjente për zgjidhje politike për krizën në veri” dhe që të dyja palët të kthehen në tavolinën e dialogut.

Ora 11:59
Tensionet në veri të Kosovës, Lajçak përpiqet të organizojë takim mes Kurtit e Vuçiçit

1683750209_miroslavlajcak.JPG

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, është duke bërë përpjekje të organizojë një takim ‘ad hoc’ mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Bratislavë, mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike në Bruksel.

Sipas tyre, “kjo është ende një ide dhe një përpjekje” dhe “nuk ka konfirmime nga palët nëse janë apo jo të gatshme për një takim të tillë”.

Bratislava është përmendur si vend i mundshëm për takim, pasi dy udhëheqësit janë të ftuar të marrin pjesë në një konferencë për sigurinë globale që po zhvillohet në këtë vend.

Ora 07:35
Tensionet në veri, Borrell: Aktet e dhunshme të papranueshme! Kosova të ndalë përshkallëzimin e situatës

1684781093_josepborrell.JPG

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ka reaguar për situatën në veri të Kosovës duke i kërkuar Kosovës që të shtensionojë menjëherë situatën.

 Pasi BE dënoi dhuën në Zvecan ku u përplasën protestuesit serbë me forcat e KFOR, Borrell qëndron në të njëjtën linjë duke thënë se aktet janë të papranueshme.

“Aktet e dhunshme, të kryera ndaj trupave të KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë janë absolutisht të papranueshme.

BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që menjëherë dhe pa kushte të ndalin përshkallëzimin situatën.  Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut”, shkroi Borrell në Twitter.

Ora 07:20
Tensionet në veri të Kosovës, Presidenti Begaj: Dënoj ashpër dhunën ndaj trupave të KFOR

1684744360_begaj.jpg

Presidenti Bajram Begaj e ka dënuar ashpër dhunën ndaj trupave të KFOR. Pasi theksoi se sovraniteti i Republikës së Kosovës s’duhet të vihet në pikëpyetje dhe të zbatohen marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, i kërkon autoriteteve kosovare që të jenë më të duruar.

“Dënoj ashpër keqpërdorimin e popullsisë serbe të Veriut të Kosovës dhe dhunën e papranueshme ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR në Kosovë. Asnjë pretekst nuk mund të përdoret për të penguar zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, që tregon rrugën e duhur të zgjidhjes së problemeve të hapura dhe të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës, si dhe të drejtën e saj për të ndërtuar e konsoliduar institucionet demokratike dhe multietnike. Por gjithashtu, i përsëris publikisht thirrjen time vëllazërore autoriteteve kosovare për më shumë durim e maturi dhe sidomos koordinim të ngushtë me partnerët tanë”, shkroi Begaj.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 31/05/2023 11:44

    E luajte mutin me shkop tani hae mutin qe bete vete Njehere thoni shqiperia te mos nderyj ne punet e brendeshme Kurse tani i doni shqiptaret

    Përgjigju
  • Edi25252: 30/05/2023 15:18

    albin kurti e bëri situatën në Kosovë lëmsh e li , dhe tani thotë dua dhe Shqipërinë ta fus në bela .Jo Shqipëria ska pse të ngatërohet . Çështjen ta zgjidhë Amerika me Aleatët . albin kurti të iki në të sëmës . Qëkur u bë albini kryeministër në Kosovë , vetëm konflikte ka në Kosovë, gjë e cila më bën të dyshoj ….

    Përgjigju
  • joker: 30/05/2023 13:25

    Te dyja palet pergjegjese thote ky kllufi, po nrm se e do bota kete gje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja