Situata e zjarreve në qarkun Vlorë, Balla: Vijon puna nga toka dhe ajri për eliminimin e të gjitha vatrave që paraqesin rrezik për rindezje të zjarreve

Situata e zjarreve në qarkun Vlorë, Balla: Vijon puna nga toka dhe ajri për eliminimin e të gjitha vatrave që paraqesin rrezik për rindezje të zjarreve

1692108477_taulantballa.jpg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur punën e  forcave zjarrfikësve të bashkive të Qarkut Vlorë dhe repartet e Forcave të Armatosura për vendosjen nën kontroll të vatrave të zjarrit në Porto Palermo.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla shprehet se tashmë situata është drejt normalizimit dhe se po vijon puna për eliminimin e të gjithë vatrave që paraqesin rrezik për rindezje të zjarreve.

“Faleminderit forcave zjarrfikëse të bashkive të Qarkut Vlorë dhe repartet e Forcave të Armatosura për vendosjen nën kontroll të vatrave të zjarrit. Gjatë natës së mbrëmshme situata në zonën e Porto Palermo u rëndua për shkak të erës së fortë dhe u evakuuan banorët nga banesat dhe bizneset e zonës. Në këtë moment situata është drejt normalizimit dhe po vijon puna për eliminimin e të gjithë vatrave, të cilat paraqesin rrezik për rindezje të zjarreve”, shkruan Balla.


Lajmi kryesor:

Himarë, vijon që prej pasdites së djeshme zjarri në kodrat e Pilurit dhe Qeparosë! Flakët drejt shuarjes, në ndihmë vjen edhe një helikopter


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur