Situata ekonomike në vend, Malaj:
Ka rritje të ngadaltë ekonomike

Situata ekonomike në vend, Malaj:<br />Ka rritje të ngadaltë ekonomike
Ish Ministri i Financave, Arben Malaj e konsideron rritjen ekonomike të vendit si të ngadaltë, ndërkohë që rekomandon qeverinë që reformat të mos i bëjë njeherazi, pasi çdo reformë duhet të japë produkt cilësor tek qytetarët. 

Në një intervistë të dhënë për Zërin e Amerikës, Arben Malaj thotë se ka ardhur koha që qeveria të kalojë nga reformat në projekte e investime të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë tek qytetarët.
 
Ka rritje të ulët ekonomike dhe për këtë kanë ndikuar shumë faktorë. Mund të them se ulja e remitancave, ka ndikuan në rritjen ekonomike. Nëse qeveria është duke bërë reformë për financat na duhet të kemi një fokus e nëse kjo reformë kalon në 3 faza, të merremi me reformat integruese sesa me projektet periferike. Qeveritë nuk janë për tu dorëzuar, çdo reformë, veprim e aksion duhet të japë produkt cilësor tek përfituesit fundor, tek qytetarët. Duhet të kenë fokus, nuk duhet të bëhen të gjitha njëherazi. Qeveria duhet të thithë investime. Reformat e qeverisë duhet të materializohen me tregues konkret, pasi ajo duhet të ketë vizion dhe rezultate të matshme” ka thënë Malaj.

Duke u ndalur tek çështja e koncesioneve, Malaj ka shtuar se qytetarët shqiptarë janë duke paguar për koncesionet e dhëna pa kriter, duke shënuar mjaft eksperienca negative.

Pikënisja e koncesioneve është përfitim afatgjatë i atyre që i iniciojnë sesa shërbim ndaj kohës e qytetarëve. Shqipëria në këtë drejtim ka eksperienca negative. Taksapaguesit shqiptarë po paguajnë për koncesionet” ka shtuar ai.

I pyetur për zhvillimet brenda Partisë Socialiste, Malaj, si një nga deputetët e penalizuar për qëndrimet e tij, ndaj kryesocialistit Edi Rama  ka thënë se debatet e brendshme e forcojnë një parti, ndërkohë që ka shprehur idenë e tij se duhet më tepër angazhim për modernizimin e partisë. Ai ka shtuar se po mundohet që të mbyllen debatet e brendshme, nga disa zëra të veçantë.

Ne kemi pasur debate, për: ndryshimet e Kushtetutës pa transparencë, qëndrimi ndaj bojkotit të Parlamentit dhe demokratizimin e partisë. Problemet që nuk u trajtuan atëherë, disa prej tyre dalin në sipërfaqe tani. Më vjen keq që në debatin që behet, këtë diskutim e konsiderojnë si një investim të PD-së. Në asnjë vend të botës zhvillimet dhe debatet se cfarë duhet të ndryshojë në parti, nuk e dëmtojnë një qeverisje. Unë besoj se është një proces i vështirë, trendi s’ka qenë pozitiv, duhet angazhim e përgjegjshmëri, për të modernizuar partitë pasi nga duelet do shkojmë në duete e nga duetet do shkojmë në trio. Unë besoj që rreziku për PS nuk janë debatet e brendshme, por stërmundimi i disa kolegëve për të mbyllur çdo diskutim” ka thënë Malaj.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE