Situata ekonomike, rriten borxhet
investimet direkte ulen 44%
Investimet e huaja direkte shënuan një rënie të fortë prej 44% në tremujorin e parë të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë.
Investimet e huaja direkte shënuan një rënie të fortë prej 44% në tremujorin e parë të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë. Investimet e huaja ishin 144 milionë euro në tremujorin e parë, nga 258 milionë euro në janar-mars 2015 dhe 221 milionë euro në tremujorin e parë 2014. Një rënie e investimeve të huaja direkte ishte e pritshme, pasi Bankers Petroleum, investitori më i madh në vend vitet e fundit, ka raportuar në tremujorin e parë 2016 një rënie të ndjeshme të investimeve. Sipas të dhënave zyrtare të kompanisë, gjatë tremujorit të parë të vitit 2016, shpenzimet kapitale ishin 13 milionë dollarë. Kompania nuk ka shpuar asnjë pus të ri gjatë këtij tremujori. Shpenzimet kapitale ishin 25 milionë dollarë për tremujorin e kaluar dhe 50 milionë dollarë në tremujorin e parë të vitit 2015.
Investimet në hidrokarbure, në fakt, kanë përbërë në tremujorët e mëparshëm deri në 40% të totalit të investimeve të huaja. Shtesa e kapitalit të bankave, një tjetër element që nxiti investimet në 2015-n, ishte 20% më e ulët në tremujorin e parë 2016, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas statistikave të pasiveve të sistemit, të publikuara nga Banka e Shqipërisë.
Kurse licensa celulare, që i dhanë hov investimeve të huaja në gjysmën e parë të 2015-s, nuk janë dhënë në muajt e parë të këtij viti. Shpresa e vetme, që mendohet se do të japin një shtysë në tremujorët në vijim, mbeten dy investimet e mëdha strategjike, gazsjellësi TAP dhe HEC-et mbi lumin e Devollit.
BorxhiPor shqetësues është fakti që, ndërkohë që investimet ulen, nuk ka të ndalur borxhi i jashtëm i ekonomisë së vendit. Ky borxh në fund të tremujorit të parë të këtij viti arriti në 7.73 miliardë euro. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, borxhi i jashtëm u rrit me 1.3% ose rreth 105 milionë euro që nga fillimi i vitit. Rritja e borxhit të jashtëm të ekonomisë erdhi në pjesën më të madhe nga sektori privat, sidomos në formën e huave të ndërmarrjeve zotëruese te kompanitë e tyre shqiptare. Borxhet e kompanive të huaja ndaj aksionerëve të tyre u rritën me rreth 3%, duke arritur në rreth 1.76 miliardë euro. Ndërsa borxhet e kompanive private kundrejt subjekteve jorezidente u rritën në 1.29 miliardë euro, rreth 1.8% ose 23 milionë euro.
Ndërkohë, pas një rritjeje të fortë në tremujorin e fundit 2015, borxhi publik për tremujorin e parë të këtij viti u rrit në përmasa shumë më të kufizuara.
Redaksia online
a.n shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.8%
-
Shëndet
67.6%
-
Mirëqënia
21.6%
Vota total: 2241
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Një goditje ndaj objektivave bërthamore të Iranit është një nga opsionet në tryezën e Biden para se të lerë Shtëpinë e Bardhë
2 Janar, 22:43
-
Eliona Pitarka ndan lajmin e bukur, në pritje të ëmbël për herë të tretë
2 Janar, 22:34
-
Interi kalon në finale të Superkupës së Italisë, Dumfries bën ‘bomberin’ kundër Atalantës! Nesër gjysmëfinalja tjetër Juve-Milan
2 Janar, 22:09
-
Digjet makina në aksin Lezhë-Vau Dejës, nuk ka të lënduar
2 Janar, 22:08
-
Bota e modës në zi! Shuhet në moshën 93-vjeçare stilistja italiane, Rosita Missoni
2 Janar, 21:59
-
Zyrtare, Kukësi i jep Besës trajnerët Emiljano Çela dhe Bekim Kuli! Objektiv, arritja e Superiores me kavajasit
2 Janar, 21:42
-
Norvegjia vendi i parë në botë që eliminon automjetet me karburant! 9 nga 10 makina të shitura në 2024 ishin elektrike
2 Janar, 21:39
-
Belgjika ndalon shitjen e cigareve elektronike njëpërdorimëshe
2 Janar, 21:21
-
E keni tepruar me ushqimin? Ja çfarë duhet të bëni pas festave të fundvitit
2 Janar, 20:50
-
Shkodër/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen Rus, qëllohet 4 herë drejt një makine të parkuar! Autori lëvizte me motor pa targa, policia në vendngjarje
2 Janar, 20:37
-
Kush është Pam Bondi, e emëruara e Trump për postin e prokurores së përgjithshme?
2 Janar, 20:04
-
E njohur për ndërhyrjet ekstreme estetike, ndërron jetë ‘gruaja mace’
2 Janar, 19:40