Situata energjetike, Pajtim Bello:
E njëjtë me krizën e '96-'97

Situata energjetike, Pajtim Bello:<br />E njëjtë me krizën e '96-'97
 TIRANE- Duket se Shqipëria do të kalojë të njëjtën situatë të vështirë me energjine elektrike si atë të viteve 96-97. Kjo  për shkak të keq menaxhimit, duke filluar qe nga humbjet në rrjet deri tek arkëtimet.

Ish zëvendës ministri i Energjetikës Pajtim Bello nëpërmjet një interviste telefonike për A1 report është shprehur se gjendja alarmante që ka mbërthyer sistemin energjetik në vend është pasoje e sundimit që kryeministri Berisha bashke me intitucionet e tjera i kane bërë kompanisë CEZ shpërndarje.

”Që prej 6 muajsh CEZ shpërndarja është nën sundimin e klaneve politike e familjare të Sali Berishës. Kjo situatë e rëndë është rezultat i një bashkëpunimi kriminal kryeministri- ministri e Ekonomisë- Bordi i Entit Rregullator të Energjisë dhe stafi i Administrimit Shtetëror të Sahit Dollapit. Humbjet elektrike në rrjetet e shpërndarjes e kalojnë nivelin 52% dhe kalojnë mes 52-55% një situatë që ka qenë në krizën e 96-97, ndërsa arkëtimet që në muajin qershor kanë një rezultat katastrofik. Janë arkëtuar vetëm 2.7 miliardë lekë, kur në qershorin e 2012 janë arkëtuar 3. 1 miliardë lekë. Do të rrimë pa drita për shumë e shumë kohë. Do të kemi një sistem të nxjerrë nga binarët.”- thotë i shqetësuar Pajmit Bello. 
 
Ish ministri i Energjetikës ka vijuar po ashtu akuzat se kjo qeveri nuk ka respektuar asnjë ligj të vendit dhe Entit Rregullator. Sipas tij nevojitet që kjo situatë të ndalet pasi po shkatërrohet i gjithë sistemi . 

”Nuk zbatohet asnjë ligj i shtetit dhe as vendimet e Entit Rregullator të Energjisë. Në këto muaj janë tenderuar dhe blerë 7 milionë euro materiale pa respektuar as ligjin e prokurorimit publik dhe as të ERE. Janë blerë 46 milionë euro energji elektrike nga CEZ Shpërndarje pa zbatuar ligjin e prokurimit publik, Në këto moment duhet një dorë tu thotë ndal këtyre drejtuesve të institucioneve. Ndal, ndal se po bëjnë një krim jashtëzakonisht të rëndë. Nuk është vetëm se po përkeqësojnë situatën elektrike por po shkatërrojnë sistemin energjetik të vendit.”

Diten e premte Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare ka dhene alarmin, se nëse 'CEZ Shpërndarje' nuk nis menjëherë importin e energjisë për të mbuluar humbjet, vendi rrezikon të shkojë drejt kolapsit energjetik në shtator.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dritan Hila: Më mirë rrugëve!

Dritan Hila: Më mirë rrugëve!