Situata epidemiologjike e stabilizuar, 605 raste të reja dhe 13 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Greqi

Situata epidemiologjike e stabilizuar, 605 raste të reja dhe 13 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Greqi

Foto ilustruese

GREQI- Megjithëse numri i infektimeve të regjistruara gjatë 24 orët e fundit është rritur në raport me ditën e djeshme, situata epidemiologjike në Greqi është e stabilizuar.

Nga 45.551 testime të kryera, pozitivë kanë rezultuar 605 qytetarë, ndërkohë 13 të tjerë nuk kanë fituar betejën me COVID-19, dhe si pasojë kanë humbur jetën.

Në njësinë e kujdesit intensiv, aktualisht ndodhen 204 persona, të cilët po marrin përkujdesjen e nevojshme nga mjekët.

Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 421,829, ndërkohë që ai i viktimave është 12.695 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Masat ani-COVID në vend janë lehtësuar, një tregues që tashmë situata pandemike është vënë nën kontroll. Kjo vjen edhe si pasojë e një fushatë të suksesshme vaksinimi. Aktualisht në vend po vaksinohen të rinjtë mbi 18 vjeç.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja