Situata epidemiologjike në vend, Koçiu mbledh strukturat e Shëndetësisë: Parandalimi vetëm me një veprim të thjeshtë, vaksinohuni! Ja 4 masat e marra
Ministrja Albana Koçiu, sot në takimin me strukturat për situatën epidemiologjike
Ministrja e Shëndetësisë mbledh strukturat shëndetësore për shkak të situatës epidemiologjike në vend.
Takimi u zhvillua ditën e sotme (22 Janar) dhe u njoftua nga vetë ministrja Albana Koçiu me një postim në faqen e saj në rrjetin social Facebook.
“Nisur nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend, u mblodhëm sot me drejtuesit e strukturave shëndetësore, ku u përqendruam në raportimin mbi masat që po zbatohen për të përballuar situatën e gripit dhe për të garantuar mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”, shkruan Koçiu.
Më tej ajo rendit edhe masat e marra dhe këshillat që jepen për qytetarët në këtë situatë.
“Vaksinimi mbetet mënyra më efikase për të parandaluar komplikacionet nga gripi. Parandalimi fillon me një veprim të thjeshtë: vaksinimin Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj!”, thekson ministrja.
Strukturat shëndetësore janë në gatishmëri duke kryer:
-Monitorimin e situatës aktuale të gripit në vend
-Vijimin e vaksinimit falas kundër gripit për grupet e rrezikuara
-Ndërgjegjësimin e qytetarëve për ndjekjen e rekomandimeve për minimizimin e transmetimit dhe parandalimin e virozave të stinës
-Përforcimin e survejancës për infeksionet respiratorë në mbrojtje të shëndetit publik.
A.Q//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
72.8%
-
Pak
20.5%
-
Nuk kam mendim
6.7%
Vota total: 596
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministri Rama inspekton kantierin e ndërtimit të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, në shërbim të 60 mijë banorëve të qarkut
24 Mars, 16:29
-
Rama: Një linjë e vetme për të gjitha urgjencat! Histori turpi që u kthye në sukses, pavarësisht baltës politike e mediatike si rasti i Pogradecit
21 Mars, 14:39
-
Bëhen 11, edhe 6 spitale marrin kartën e Autonomisë Menaxheriale! Rama ia dorëzon atij të Fierit, batuta: 'Krushqia' me Turqinë tregoi që është e madhe
17 Mars, 16:23
-
Rama dhe Koçiu inspektim në Qendrën Spitalore të Kavajës: Ofron shërbime për rreth 100 mijë banorë të zonave përreth
11 Mars, 18:47
-
Koçiu pret homologun italian, Schillaci: Marrëveshje bashkëpunimi për shërbimin neonatal në katër spitale në vend
10 Mars, 21:54
-
Sukses në Spitalin 'Shefqet Ndroqi': Dy operacione të avancuara në zemër me teknika minimal invazive
25 Shkurt, 18:10
-
Shehu u shkarkua pasi dhunoi shefin e Financës, ja kush është drejtori i ri i spitalit të Dibrës (EMRI + FOTO)
22 Shkurt, 09:56
-
Inaugurimi i Pediatrisë së Përgjithshme, Rama: Pagat e mjekëve do vijojnë të rriten! Buxhet rekord për shëndetësinë deri 1 mld euro
21 Shkurt, 14:27
-
Spitali i Tropojës pa mjekë, pacientët drejt Gjakovës! Drejtori: Kemi bërë kërkesa në Ministri por pa rezultat
15 Shkurt, 16:01
-
VKM/ Urdhri i Mjekut, ngrihet Komisioni i Disiplinës! Pranë Ministrisë së Shëndetësisë, vendoset Komisioni i Apelimit: Do shqyrtojnë pretendimet për shkelje disiplinore në spitale
5 Shkurt, 16:44
-
Zgjedhjet/ Rama mbledh të deleguarit për qarkun e Tiranës, ja porositë
3 Shkurt, 22:58
-
Ministrja Koçiu apel për dhurimin e gjakut: Njësitë lëvizëse gjatë shkurtit në çdo qytet të vendit
31 Janar, 15:38