TIRANË- Ndikimi në ekonomi i koronavirusit, ka qenë në fokus të deklaratës së presidentit Ilir Meta, i cili vuri theksin se duhet punuar shumë fort edhe në drejtim. Priroritet madhor pa dyshim është mbrojtja e shëndetit të qytetarit, shkruan Meta, por nuk duhet lënë në plan të dytë edhe aspekti ekonomik, sipas së cilit pasojat e para kanë nisur që të ndihen në vendin tonë.
"Vendi sot po përballet me një ngadalësim kritik të aktivitetit ekonomik, si pasojë e shpërthimit të pandemisë globale të coronavirusit. Kjo do të shkaktojë një frenim të rritjes ekonomike dhe humbje serioze në mënyrë të veçantë në sektorin e fasonëve, turizmit, shërbimeve dhe biznesit të vogël. Natyrisht që prioriteti madhor është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe mbështetja me fondet e domosdoshme për sektorin e shëndetësisë, si aktori kryesor në përballjen me pandeminë. Por pasojat në ekonomi do të jenë objektivisht të pashmangshme, siç paralajmëron FMN dhe aktorët kryesorë të ekonomisë tonë. Duhet të bëhet gjithçka për të përballuar skenarët e ndryshëm të ecurisë së kësaj pandemie nga ana mjekësore. Por është jetike të punohet çdo ditë edhe për përballimin e skenarëve të ndryshëm të pasojave serioze në ekonominë kombëtare dhe jetën e çdo familjeje shqiptare, në veçanti të atyre më në nevojë", shkruan Meta.
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ku ka dhënë propozimet e tij, bazuar mbi dy parime: Mos kurse asgjë përpara shëndetit të njerëzve dhe rimëkëmbjes ekonomike të vendit dhe mos propozo kurrë diçka që nuk do ta bëje dot vetë. Ai i bën thirrje qeverisë që të marrë për bazë propozimet e bëra nga opozita, teksa nuk ka kursyer kritikat për kryeministrin Edi Rama, duke thënë se "nuk shpëtohet ekonomia me batuta".
"Ditët që po kalojmë janë të paprecedenta. Anembanë botës qeveritë dhe opozitat po përpiqen për të gjetur mënyrën më efikase për të ndalur përhapjen e virusit, si edhe për të mbështetur qytetarët dhe bizneset që ta tejkalojnë sa më lehtë këtë. Për çdo propozim ekonomik që kam bërë në dy rastet e fundit të emergjencave, pas tërmetit dhe tani për koronavirusin, kam patur parasysh se detyra numër një e qeverisë duhet të jetë shëndeti i qytetarëve shqiptarë kudo ku jetojnë anembanë vendit, dhe më pas, garancitë për kompensimin e këtij dëmi të madh si për qytetarët, ashtu edhe për ekonominë tonë në tërësi. Në fokusin tim kanë qenë dhe janë njerëzit, familjet e tyre dhe ekonomia. Propozimet e mia janë të bazuara në dy parime bazë: 1. “Mos kurse asgjë përpara shëndetit të njerëzve dhe rimëkëmbjes ekonomike të vendit”, dhe 2. “Mos propozo kurrë diçka që nuk do ta bëje dot vetë”.
Këto ditë jam në kontakt të vazhdueshëm me shoqatat e bizneseve, me biznese të vogla dhe të mesme. Janë këto grupe shtyllat e ekonomisë shqiptare, të cilat kanë nevojë të mbështeten në këtë kohë krize. Çdo vend po vepron kështu, duke vënë në dispozicion buxhetin e mjaftueshëm për përballimin e krizës dhe duke aplikuar politika fiskale dhe monetare në mbështetje të ekonomisë. Këto masa fiskale lehtësuese u vijnë në ndihmë si sipërmarrësve të vegjël, ashtu dhe punëtorëve të tyre. Në fund të ditës, gjithsecili duhet të paguajë një qira mujore dhe të ushqehet. Ku do t’i gjejnë paratë për këtë, nëse nuk punojnë gjatë këtyre ditëve? Po për taksat që do të paguajnë tani në mars ku do t’i gjejnë paratë, kur bizneset janë mbyllur?
Është jo njerëzore që të sillesh rreth e rrotull propozimeve tona apo të sulmosh opozitën në këtë periudhë. Propozimet tona janë realiste dhe të zbatueshme nëse ka mirëmenaxhim, kompetencë dhe transparencë. Sot Shqipëria ka nevojë të përballojë emergjencën shëndetësore që ka krijuar kriza e koronavirus. 120 milionë euro që shkojnë dëm me koncesionet, duhet të angazhohen në dy fusha kyçe: mbështetje sociale dhe fonde shtesë për shëndetësinë. Ndërkohë, të tjera PPP të padobishme dhe inefiçente duhet të anullohen dhe paratë t’i shkojnë për mbështetje fiskale dhe financiare biznesit që sot ka mbyllur dyert. Jeta nuk ka çmim, ndaj unë sot nuk dua të përfshihem në batuta bajate që nuk të çojnë asgjëkundi dhe nuk ofrojnë asnjë zgjidhje. Ne si opozitë do të vazhdojmë të mirëinformojmë njerëzit, të kërkojmë e të bëjmë transparencë sa të mundemi dhe të ofrojmë zgjidhje dhe alternativa për tejkalimin e kësaj gjendje. Me batuta nuk qeveriset vendi, nuk ushqehen njerëz, nuk shpëtohen biznese dhe nuk rimëkëmbet ekonomia", tha Basha.
Meta,kryemadhi,,BASHA,VASILI,SHKONI NE SPITALIN INFEKTIV NE TIRANE PER VIZITE PA MASKA ,,,KJO DO JU RRITE REPUTACIONIN NE PARTITE TUAJA,,MERRNI DHE SALIUN T'JU TREGOJE RRUGEN,,SE JAM I SIGURT SE NUK E DINI SE KU BIE....
PërgjigjuKur ti zere korona meten,,bashen,saliun,kryemadhin,,dita qe keta te 4 te qerohen nga jeta jone do shpallet feste kombetare.....
PërgjigjuPrioriteti im eshte mos me semuret Mona.Me mungon qe eshte ngujuar
PërgjigjuBllokun e ke mare o lope Skrapari 7% nuk te mjafton ty se ke dhe bythmadhen Monik
PërgjigjuShpetuam nga nje virus si ti sna dole ne rruge prape, pa varja te tjerave.
Përgjigju