Situata me zjarret në vend, 15 vatra janë shuar gjatë 24 orëve të fundit! Në Fushë Krujë dhe Elbasan vijon ‘beteja’ me flakët

Situata me zjarret në vend, 15 vatra janë shuar gjatë 24 orëve të fundit! Në Fushë Krujë dhe Elbasan vijon ‘beteja’ me flakët

Zjarrfikës

Pas shumë orësh në "luftë" me zjarret, falë punës së bërë nga efektivët e Forcave të Armatosura, punonjës të shërbimit zjarrfikës dhe emergjencave civile pranë pushtetit vendor, 15 vatra zjarri janë shuar në zona të ndryshme të territorit të vendit, gjatë 24 orëve të fundit. Po punohet me intensitet në vetëm 2 vatra aktive për neutralizimin e tyre.

Në fshatin Krastë, njësia administrative Fushë-Krujë, puna vazhdon për zjarrin e rënë në një sipërfaqe me pisha ku situata është nën kontroll.

Gjatë gjithë natës dhe pa ndërprerje po punohet në vendgrumbullimin e mbeturinave të qytetit Elbasan, për kapsulimin e vatrave pas zjarrit me përmasa të mëdha, pasditen e djeshme.

71 forca të emergjencave civile dhe  efektivë të Forcave të Armatosura nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile kanë bërë të mundur izolimin e vatrave të zjarrit. 16 mjete zjarrfikëse dhe 10 mjete ndihmëse i janë bashkuar këtij operacioni duke përmirësuar situatën e vështirë të krijuar nga temperaturat e larta që krijohen nga djegia e mbeturinave.

Të gjitha kapacitetet në nivel vendor dhe qendror janë në gatishmëri të plotë për mbajtjen nën kontroll të situatës.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?