Situata në BSH, Arvizu: Jam i
shqetësuar se çështja po politizohet

Situata në BSH, Arvizu: Jam i<br />shqetësuar se çështja po politizohet
TIRANE - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Tiranës, Aleksandër Arvizu i bëri thirrje politikës që të qëndrojë larg çështjes së Bankës së Shqipërisë, pasi siç u shpreh ai është i shqetësuar pasi kjo çështje po politizohet.

Diplomati amerikan theksoi se integriteti i pavarësisë së gjyqësorit është zgjidhja më e mirë në këtë rast, në një kohë kur hetimet për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë vazhdojnë.  

Gjithashtu ambasafori Arvizu bëri thirrje që situata financiare të stabilizohet, pasi sipas tij është çështja më e rëndësishme. Deklaratat Arvizu i bëri pas takimit me kryeparlamenari Ilir Meta, në Kryesinë e Kuvendit, ku zhvillimet e fundit në BSH ishin temë kryesore mes tyre. Sa i përket këtij takimi Arvizu u shpreh se shkëmbeu me Metën pikëpamjet lidhur me ngjarjet e fundit që po ndodhin në Shqipëri

“Kjo ishte një mundësi për ne për të ndarë pikëpamjet tona lidhur me ngjarjet e fundit që po ndodhin në Shqipëri. Ka gjithnjë një linjë delikate mes gazetarisë objektive dhe komentit, por gjëja më e rëndësishme është sabiliteti financiar. I gjithë ky proces duhet të jetë i pavarur politikisht. Duhet që situata financiare të stabilizohet. Duket se ka një ccështje për vjedhjen e Bankës. Jam pak i shqetësuar se njerëzit po e politizojnë këtë proces, dhe kjo nuk e ndihmon aspak procesin. Është e rëndësishme që të ruhet integriteti i procesit të gjyqësorit.” theksoi Arvizu.

Takimi mes Arvizusë dhe Metës u zhvillua rreth orës 12:00, dhe ku për rreth një orë është diskutuar situata në Bankën e Shqipërisë. Mes tyre mendohet se është diskutuar edhe emri i guvernatorit të ri, ku pritet që këtë të enjte në parlament të votohet shkarkimi i Fullanit, pas shkarkimit të këtij të fundit nga Komisioni i Ekonomisë.

Arrestimi i Fullanit dhe guvernatori i  ri i BSH, Arvizu takim me Metën
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu ndodhet në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, ku mësohet se po zhvillon një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta. “Shqiptarja.com” sjell foton e makinës së ambasarit amerikan Arvizu në Kryesinë e Kuvendit.

Deri më tani, zyrtarisht nuk dihen ende se cilat janë arsyet e takimit të diplomatit amerikan me Metën, ndërsa mendohet se temë kryesore të jetë situata në Bankën e Shqipërisë. Po ashtu gjatë këtij takimi mes tyre pritet të diskutohet edhe çështja e emrit të ri të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

makina e arvizus
(Në foto: Makina e Ambasadorit të ShBA, Aleksandër Arvizu, përpara kryesisë së Kuvendit)

Takimi mes tyre, vjen në një kohë kur ish-guvernatori Ardian Fullani ka mbërritur në Gjykatën e Apelit dhe pritet të njihet me masën ndaj tij, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Gjithashtu Fullani është shkarkuar unanimisht nga Komisioni i Ekonomisë, ndëra këtë të enjte pritet edhe shkarkimi i tij nga ana e Kuvendit. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën