UASHINGTON- Situata e krijuar në Greqi pas dështimit për krijimin e qeverisë së re do të diskutohet sot në samitin e liderve të G8, që zhvillohet në Shtetet e Bashkuara. Një dalje e mundshme të Greqisë nga Eurozona, sipas ekspertëve të ekonomisë do të shënonte një veprim të paparecedentë dhe do të sillte ndikim në ekonominë globale. Pikërisht kjo frikë ka detyruar qytetarët grekë të tërheqin depozitat nga bankat. 

Tashmë donatorët e saj do të gjenden përballë dy zgjidhjeve: të bëjnë lëshime ose të ndërpresin fondet për Athinën, gjë e cila do të çonte në falimentin dhe daljen e saj nga euro. Përveç situatës së krijuar në Greqi, liderët e G8 do të diskutojnë edhe për veprime specifike që Evropa duhet të marrë. Në samit do të marrë pjesë presidenti i ri i Francës, Fransua Holland dhe kryeministri i ri rus Dimitri Medvedev, që do marrë pjesë në vend të presidentit Vlladimir Putin.
(jd/shqiptarja.com)