Situata në Maqedoni, FRD të
respektohet Marrëveshja e Ohrit

Situata në Maqedoni, FRD të<br />respektohet Marrëveshja e Ohrit
Fryma e Re Demokratike kanë reaguar për situatën e tensionuar në Maqedoni.  
 
Në një deklaratë të kësaj partie theksohet se “po ndjekin me shqetësim përshkallëzimin e situatës në Maqedoni. Përdorimi i dhunës rrit edhe më shumë tensionet, rëndon gjendjen, e destabilizon atë dhe ndikon në përkeqësimin e marrëdhënieve ndër-etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve, duke ndikuar drejtpërdrejtë në dëmtimin e harmonisë dhe bashkëjetesës mes tyre”.  
 
FRD bën thirrje  që të gjitha problemet të zgjidhen nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit, mbështetur në respektimin dhe zbatimin e  Marrëveshjes së Ohrit të viti 2001, e nënshkruar mes dy palëve dhe në prani të përfaqësuesve të posaçëm të BE-së dhe SHBA-së.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë