Situata në Maqedoni, Ivanov thirrje 
për qetësi: Liderët të takohen nesë

Situata në Maqedoni, Ivanov thirrje <br />për qetësi: Liderët të takohen nesë
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka dalë para qytetarëve të vendit për të reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në Kuvendin e Maqedonisë.

Brenda sallës së Parlamentit u sulmuan fizikisht gazetarë dhe deputetë të shumicës parlamentare të cilët votuan Kryetarin e ri të Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferin. 

Pavarësisht thirrjes për qetësi, Ivanov nuk ndali fjalorin e tij sulmues ndaj opozitës kur tha se shkeli rregulloren e Kuvendit, duke iu referuar zgjedhjes së Talat Xhaferit kryeparlamentar. 

"U bëj thirrje që të jeni të qetë, të mos bini në provokime dhe manipulime. Thërras në qetësim të tensioneve dhe jo dhunë, në sjellje të ndërgjegjshme, në përgjegjësi të institucioneve që duhet të respektojnë ligjet dhe Kushtetutën.

Deputetët duhet të veprojnë sipas rregullores së Kuvendit që sot e shkelën. Gjendja tejkalohet me respektim të Kushtetutës dhe rendit juridik, s’ka përgjigje që nuk zgjidhet sipas Kushtetutës dhe ligjeve.

Prandaj, i thërras nesër liderët e partive politike në një takim liderësh për të diskutuar gjendjen e tanishme për të parë të gjitha mundësitë për të dalë nga situata. Liderët janë përgjegjës për të gjetur zgjidhje sipas Kushtetutës, ligjeve dhe rregullores së Kuvendit.

Askush nga jashtë nuk do t’i zgjedhë problemet, por duhet që vetë të bëjmë këtë”
, u shpreh Ivanov.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Disa konflikte do të zgjidhen me një shqetësim apo një keqkuptim nga e kaluara... horoskopi për sot

Disa konflikte do të zgjidhen me një shqetësim apo një keqkuptim nga e kaluara... horoskopi për sot