Situata në PD,Çollaku:As komplot
e as larje hesapesh, por shthurje

Situata në PD,Çollaku:As komplot<br />e as larje hesapesh, por shthurje
Kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku, në një postim në rrjetin social Facebook e cilëson si shthurje situatën në të cilën gjendet Partia Demokratike. 
 
Sipas tij ajo që po ndodh në PD interpretohet ndryshe në varësi të interesave por sipas tij gjithçka është jo legjitime për aq kohë sa debati zhvillohet jashtë forumeve.
    
“Debati dhe Shthurja...

Ngjan e njëjta gjë por janë gjëra te ndryshme. Përdoren të njëjtat argumente por për qëllime të ndryshme.
Zhvillohet nga të njëjtët aktorë por me motive të kundërta. Përshkohet i njëjti proces por me destinacion të ndryshëm.
 
Çfarë po ndodh sot përreth Partisë Demokratike por jashtë saj është tipikisht një situate shthurjeje.
 
Individë e grupe, pastaj të zgjeruara me mbështetës...të organizuar ose jo, secili duke kërkuar, bërtitur dhe reklamuar ato çka mendojnë të drejta ose si të drejta jetike, po zhvillojnë një tension në rritje, tension që në formë virale po prek çdo individ anëtar të Partisë Demokratike.
 
Disa i thonë debat, disa i thonë larje hesapesh, disa e shohin si katarsis disa e shohin si komplot, disave u duket se po shkruajnë histori, disa se po përmbysin histori, disa e bëjnë për të bërë karrierë disa për të përmbysur karriera, disa për të krijuar protagonizëm, disa për të mbrojtur protagonizmin. Për disa është debat, për mua është shthurje.
 
Vizën e hollë të ndarjes mes të dyve, nuk e bëjnë argumentet, individët dhe motivet. Ato mund të jenë legjitime për secilën palë. Vijën ndarëse dhe përcaktuese e bën ambienti ku ky zhvillim ndodh. Kjo vijë është institucioni, Forumi i Partisë.
Forumi i jep rregulla debatit, legjitimitet motivit, seriozitet aktorëve.
 
Debati bëhet brenda forumeve. Shthurja zhvillohet jashtë tyre.
 
Forumi bën që nga debati të dalë produkt në çdo rast pozitiv dhe në çdo rast i frytshëm për familjen politike.
 
E njëjta shfaqje jashtë forumeve...është shthurje.
Dhe shthurja çon drejt rrënimit...cilado qoftë pala fituese pas beteje”
, shkruan Çollaku në Facebook.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…