Situata në veri të Kosovës tjetër
takim mes palëve në Bruksel

Situata në veri të Kosovës tjetër<br />takim mes palëve në Bruksel
Asgjë e re pas takimit mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për të gjetur një zgjidhje për zonën përgjatë lumit Ibër, në Mitrovicë.
 
Zyra e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton ka njoftuar se palët kanë rënë dakort që të formojnë një grup punues që do të takohet më 22 korrik në Bruksel për të diskutuar situatën.
 
Në një deklaratë për mediet, u bëhet thirrje palëve që “që të përmbahen nga çdo veprim në apo afër urës kryesore apo urave të tjera pa marrëveshje paraprake”.
 
Ndërtimi i sheshit “Mbreti Lazar” i cili prek cepin verior të urës qendrore mbi lumin Ibër, që ka nisur ditën e mërkurë, me vendimin e organeve lokale të Mitrovicës së veriut, ka nxitur si kundërpërgjigje, vendosjen e një cilindri të betonit me diametër 1.5 metra, në udhëkryqin kryesor në Lagjen e Boshnjakëve nga banorët shqiptarë, duke e emërtuar atë Sheshi “Adem Jashari”.
 
Ndërkohë, në fshatin Suhadoll, po në veri, është ngritur edhe një shesh tjetër me emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Takimi i të premtes, ndërmjet zëvendëskryeministres në largim të Kosovës, Edita Tahiri dhe shefit të zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, është zhvilluar me shumë tensione. BE-ja ka kërkuar që palët të punojnë në zbatimin e marrëveshjeve për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë në pajtim me marrëveshjet e arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe në frymën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Drejtori i policisë Rrugore të Tiranës qwllon me shpullw njw qytetarw

Drejtori i policisë Rrugore të Tiranës qwllon me shpullw njw qytetarw