Situata 'në fije të perit', hera e parë që një termocentral bërthamor bëhet fushë beteje! Zaporizhzhia, 'nëse shpërthen, 6 herë më keq se Çernobili'

Situata 'në fije të perit', hera e parë që një termocentral bërthamor bëhet fushë beteje! Zaporizhzhia, 'nëse shpërthen, 6 herë më keq se Çernobili'

Sulmi në centralin bërthamor

Gjatë natës, trupat ruse sulmuan termocentralin Zaporizhzhia, pranë qytetit ukrainas Enerhodar. Sipas asaj që autoritetet ukrainase konfirmuan mëngjesin e së premtes 4 mars, uzina është pushtuar tani nga forcat e Moskës, të cilët kanë marrë kontrollin e saj.

Fabrika, më e madhja e këtij lloji në Evropë, u bombardua sonte nga ushtria ruse gjatë luftimeve të dhunshme në këtë zonë që po vazhdojnë prej ditësh. Dy oficerë të sigurisë qendrore u plagosën në përleshjet.

Gjatë përleshjes ka rënë një zjarr. Në veçanti, zona e njësisë 1 të uzinës u godit: reaktori i asaj njësie - sipas zëdhënësit të uzinës Andreiy Tuz në TV ukrainas - nuk është aktualisht në funksion, por përmban material radioaktiv. Fillimisht, zjarrfikësit nuk mundën të hynin në zonën e flakëve, të penguar nga të shtënat ruse. Pas nja dy orësh doli se zjarri ka prekur vetëm perimetrin e jashtëm të uzinës, se bomba ka goditur një godinë administrative të uzinës dhe një laborator kërkimor dhe se për rrjedhojë situata tashmë është e sigurt.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike shpjegoi se asnjë reaktor në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia nuk u prek apo goditi dhe se nuk kishte lëshim rrezatimi në mjedisin përreth.

"Ukraina i ka dërguar agjencisë sonë një kërkesë për ndihmë të menjëhershme. Kjo është një kërkesë që nuk do ta lëmë në vesh të shurdhër," tha drejtori i përgjithshëm i IAEA, Rafael Grossi.

Grossi, i cili e përshkroi situatën në terren si "të brishtë" për momentin në lidhje me centralet bërthamore në Ukrainë, shpjegoi se ai ishte gjithashtu i gatshëm "të shkonte në Çernobil".

Megjithatë, ato të natës ishin orë të trazuara nga frika e madhe, siç mund të kuptohet edhe nga thirrja e përzemërt e Andriy Tuz, zëdhënës i uzinës Enerhodar

"I kërkojmë trupave ruse të ndalojnë të shtënat me armë të rënda. Ekziston një kërcënim real i rrezikut bërthamor në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë”, tha ai.

“Nëse do të shpërthente, do të ishte 6 herë më keq se Çernobili”, tha presidenti ukrainas Zelensky.

Impianti është i teknologjisë së fundit, është i ashtuquajturi bërthamor i gjeneratës së katërt dhe strehon gjashtë nga 15 reaktorët që operojnë në Ukrainë. Impianti është strategjik për furnizimin me energji elektrike të vendit.

A ekziston rrezik serioz i një "Çernobili të dytë" edhe në zonat e tjera ku janë aktive fabrikat?

Siç shkruan këtu Massimo Sideri, Nicola Armaroli, drejtor kërkimi i CNR, anëtar i Akademisë Kombëtare të Shkencave dhe drejtor i revistës "Sapere" shpjegon se "është hera e parë që një territor që pret termocentrale bërthamore është në një skenar lufte".

"Refuzoj të mendoj se dikush mund të lëshojë me vetëdije dhe vullnetarisht raketa në një nga këto vende, gabimi njerëzor mbetet. Një raketë mund të godasë një nga reaktorët pasi të ketë humbur kontrollin. Është e mundur, është një rrezik: këto impiante nuk janë projektuar për t'i bërë ballë një sulmi ushtarak, qoftë edhe ai konvencional. Një problem tjetër lidhet me funksionimin e termocentraleve bërthamore të cilat vazhdimisht kanë nevojë për energji elektrike dhe të jenë të ftohura me ujë.

Nuk duhet të harrojmë se kjo ka ndodhur edhe në Fukushima të Japonisë, ndonëse pas një fatkeqësie natyrore. Tërmeti shkaktoi cunamin i cili nga ana tjetër, duke kapërcyer murin që ishte ndërtuar shumë poshtë, çaktivizoi motorët me naftë që supozohej të ftohnin centralin. Me pak fjalë, në një situatë lufte, rreziku, edhe pa menduar për një raketë, është që energjia elektrike dhe uji të mos jenë të garantuara”. Rreziku i tretë ka të bëjë me njerëzit: “Si mund të funksionojë në këtë situatë personeli që tashmë punon nën stres në kushte normale? Kujtojmë se gabimi njerëzor ishte vendimtar edhe në Çernobil”/ Përshtati nga Corriere.it Shqiptarja.com

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë