Opozitarët kërkuan prezencën e kryeministrit Edi Rama për të dhënë sqarime për Draftin e propozuar për asosacionin dhe qëndrimin e qeverisë shqiptare në konfliktin tashmë të përshkallëzuar mes Kosovës e Serbisë.

Por Edi Rama nuk është i vetmi në listën e opozitarëve që duhet të japë  shpjegime për cështjen e Kosovës.

Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Sigurisë Kombëtare kanë kërkuar që drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni të japë gjithashtu sqarime lidhur me pozicionin e Shqipërisë për atë që po ndodh në veri të Kosovës.

Seanca dëgjimore me Vlora Hysenin pritet të mbahet të hënën kur në Komisionin e Sigurisë Kombëtare do të paraqitet edhe raporti për vitin 2022 i Shërbimit Informativ Shtetëror. 

Kërkesa është përpiluar nga deputeti Ferdinand Xhaferraj teksa është mbështetur nga të gjithë deputetët e opozitës në Komision, me përjashtim të Enkelejd Alibeajt i cili nuk ka firmosur.

Raportimi i së hënës para deputetëve të opozitës, do të jetë i pari i Vlora Hysenit që prej marrjes zyrtarisht të detyrës në krye të SHISH në prill të 2023 dhe reagimi i parë i institucionit më të lartë të sigurisë në vend për cështjen e veriut të Kosovës.

Kërkesa e opozitës për seancë dëgjimore me Kreun e SHISH vjen disa ditë pasi deputeti Flamur Noka kërkoi informacion zyrtar mbi një vizitë të pretenduar nga Sali Berisha të Vlora Hysenit në Beograd.

Njoftimi i Komisionit për Sigurinë Kombëtare

 

Kerkesa per komision