Sali Berisha është bërë qesharak me ‘qytetarin e tij dixhital’ tashmë është vërtetuar në shumë raste, duke filluar me kitaristin që tentoi të na e shiste si ‘Erion Veliaj spiun i Iranit’ apo edhe te ‘Dan Hutra emër rruge në Kamëz se vodhi vota, e dhjetëra raste të tjera.

Por shpeshherë denoncimet mashtruese të Sali Berishës i referohen ‘mesazheve të njerëzve anonimë’ apo edhe ‘portaleve’ që nuk kanë asnjë lloj besimi në publik dhe që njihen për gjoba dhe shantazhe. Së fundmi Berisha ka lëshuar akuzën e rëndë se drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror Vlora Hyseni ka vizituar në mënyrë sekrete Beogradin. Berisha e lidh postimin e tij me tensionet në në veri të Kosovës dhe thotë se kjo vizitë e znj. Hyseni në Serbi “flet për një bashkërendim të përpjekjeve të Ramës dhe padronit të tij kundër Kosovës”.

“Vizita e fshehtë e Vlora Hysenit në Beograd, kërcënim për sigurinë e Kosovës, Shqipërisë, rajonit dhe NATO-s.” - ka shkruar dr. Berisha.

Berisha, ish Kryeministër dhe ish-Presidenti i Shqipërisë, që duhet ta kuptojë mirë rëndësinë dhe rrezikshmërinë e asaj që po thotë në këtë drejtim shkruan se vizita në fjalë “dëshmon se ajo u emërua në atë post si një urë lidhëse konfidenciale midis Ramës dhe sivëllaut të tij Vuçiç, në bashkërendimin e veprimtarive të tyre kundër Kosovës dhe jo vetëm”. 

Por sipas disa pamjeve, në kohën kur portali të cilit i është referuar Berisha se Vlora Hyseni ishte në Beograd, pra prej 10 ditësh nga data 19 maj deri më datë 29 maj, kryetarja e SHISH është filmuar në Tiranë. Ajo u shfaq në rastet e rralla në publik, më datë 22 maj, në ceremoninë e prezantimit të nisjes së stërvitjes ushtarake “Defender Europe 2023” të NATO-s, pjesë e të cilës është edhe Shqipëria.

Po ashtu edhe një media e njohur në Kosovë ‘Nacionale’ shkruan se ka marrë vesh nga burime të sigurta se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Znj. Hyseni – që ishte zyrtare e lartë e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë nuk ka pasur vizitë sekrete në Beograd. 

Për akuzën e Sali Berishës, ka reaguar menjëherë Flamur Noka që  pretendon se vizita ka qenë 10 ditore duke kërkuar informacion nga presidenti Bajram Begaj dhe ngre një sërë pyetjesh për të cilat kërkon shpjegim.

"A janë informuar institucionet eprore dhe a është marrë miratimi i tyre? A është bërë në konsultim dhe a janë informuar partnerët tanë të NATO-s rreth kësaj vizite?" - ishin pyetjet e Nokës për Begajn.

Postimi i plotë i Berishës
Vizita e fshehtë e Vlora Hysenit në Beograd, kërcënim për sigurinë e Kosovës, Shqiperisë, rajonit dhe NATO-s. Miq, mediat informojnë se Vlora Hyseni, drejtore e Shërbimit Inteligjent të Shqiperisë nisi punën me vizitën e saj të parë sekrete në Beograd dhe ky lajm deri sot nuk është përgënjeshtruar nga SHISH. Kjo vizitë e saj në Beograd për kohën që zhvillohet, por dhe background-in e shkarkimit të saj nga autoritetet e Kosovës, dëshmon se ajo u emërua në atë post si një urë lidhëse konfidenciale midis Ramës dhe sivllaut të tij Vuçiç, në bashkërendimin e veprimtarive të tyre kundër Kosovës dhe jo vetëm.

Në këtë kontekst kjo vizitë në kulmin e krizës së marrëdhënieve Kosovë-Serbi flet për një bashkërendim të përpjekjeve të Ramës dhe padronit të tij kundër Kosovës, gjë që i intereson shumë ketij të fundit për shkak të krizës të rëndë politike të brendshme të Beogradit.

Por vizita e fshehtë e Vlora Hysenit në Beograd, po të kemi parasysh se ajo drejton Sherbimin Inteligjent të një vendi antarë të NATO-s është një ogur i keq për të gjithë informacionin e klasifikuar të NATO-s, i cili nëpërmjet konfidentes Hyseni mund të përfundojë në duart e padronit të Edi Ramës, Putinit të Vogël dhe nga ai, në duart e Putinit te Madh.

Kjo vizitë është një goditje e rëndë për bashkëpunimin tonë me shërbimet e vendeve mike të rajonit të cilat pas saj nuk do shkëmbejnë më informocione të ndjeshme me shërbimin shqiptar duke ditur se konfidentja e Ramës mund t’i dërgojë ato në Beograd.

Dënoj këtë vizitë si një kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës, të Shqiperisë, rajonit dhe NATO-s dhe kërkoj largimin e saj të menjëhershëm nga detyra. #sb

Postimi i Berishës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:35
VIDEO/ Pamjet që nxjerrin bllof Berishën për ‘vizitën sekrete’ të Vlora Hysenit në Serbi

 

Sali Berisha ka lëshuar sot një akuzë të rëndë, se drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror Vlora Hyseni ka vizituar në mënyrë sekrete Beogradin. Berisha e lidh postimin e tij me tensionet në në veri të Kosovës dhe thotë se kjo vizitë e znj. Hyseni në Serbi “flet për një bashkërendim të përpjekjeve të Ramës dhe padronit të tij kundër Kosovës”.

Por sipas disa pamjeve filmike, në kohën kur portali të cilit i është referuar Berisha se Vlora Hyseni ishte në Beograd, pra prej 10 ditësh nga data 19 maj deri më datë 29 maj, kryetarja e SHISH është filmuar në Tiranë. Ajo u shfaq në rastet e rralla në publik, më datë 22 maj, në ceremoninë e prezantimit të nisjes së stërvitjes ushtarake “Defender Europe 2023” të NATO-s, pjesë e të cilës është edhe Shqipëria.

Siç shihet nga pamjet drejtuesja e SHISH është në praninë presidentit të vendit, Bajram Begaj.

Ora 14:43
Akuza e Berishës se kryetarja e SHISH vizitoi Beogradin, Noka kërkesë për informacion: Cilat ishin arsyet?

1681385277_Screenshot6.jpg

Pas akuzës të Sali Berisha se kryetarja e SHISH Vlora Hyseni vizitoi Beogradin, Flamur Noka ka bërë kërkesë për informacion nga presidenti Bajram Begaj. Sipas Nokës, vizita erdhi në një kohë kur Kosova është në situatë të komplikuar prej konflikteve në veri.

“Sekretari i Përgjithshëm i PD, njëherazi deputet dhe anëtar i Komsionit të Sigurisë Kombëtare në Parlament, Flamur Noka nëpërmjet një shkrese të dërguar ditën e sotme i ka kërkuar sqarime Presidentit Begaj në lidhje me vizitën 10 ditore të kreut të SHISH, Vlora Hyseni në Beograd.

“Duke qenë se Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, vizita e Kryetares së SHISH, të një vendi anëtar tek një vend jo partner dhe jo anëtar i NATO-s, ka krijuar shqetësim madhor. Kjo për arsye se SHISH përfaqëson një institucion kryesor të Sigurisë Kombëtare. Gjithashtu kjo vizitë rrit misterin dhe ngre shumë pikëpyetje, pasi po zhvillohet në një moment shumë të komplikuar dhe delikat për Kosovën, ku Presidenti serb, Vuçiç po provokon duke trazuar situatën dhe paqen në Kosovë dhe duke rrezikuar stabilitetin në rajon.

Duke e konsideruar shumë të rëndësishme ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si anëtar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare kërkoj të informohem rreth motivit të kësaj vizite enigmatike, arsyet dhe qëllimi i saj.

A janë informuar institucionet eprore dhe a është marrë miratimi i tyre?

A është bërë në konsultim dhe a janë informuar partnerët tanë të NATO-s rreth kësaj vizite?

Kërkoj që informacioni të më vihet në dispozicion brenda një afati kohor prej 5 ditësh”, thuhet në kërkesën e Nokës drejtuar Presidentit Begaj”, shkruan Noka.