Përmes një komunikate për publike, shefja e këtij misioni në Maqedoni, Marianne Berecz bën thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje.
"Besojmë se siguria e civilëve është me një rëndësi të veçantë në këto momente. Jemi në kontakte të vazhdueshme me autoritetet përkatëse dhe u kërkojmë të gjithë qytetarëve dhe partive në Maqedoni që të ruajnë qetësinë. Parësore në këto orë është shmangja e përshkallëzimit të situatës, që mund të çojë në rritje të mëtejshme të luftës"- thuhet në deklaratën e OSBE-së./atsh/