Situata në Lindjen e Mesme, dy aeroplanmbajtëse amerikane do të qëndrojnë në gatishmëri

Situata në Lindjen e Mesme, dy aeroplanmbajtëse amerikane do të qëndrojnë në gatishmëri

Sulmi izraelit në fshatin Zibqin, në jug të Libanit

Shefi i Pentagonit urdhëroi që dy aeroplanmbajtëse luftarake të vazhdojnë të qëndrojnë në Lindjen e Mesme, një ndryshim në planet e mëparshme të ushtrisë amerikane.

Shtetet e Bashkuara nuk ishin të përfshira në sulmet e së dielës, por ofruan informacione zbulimi rreth sulmeve të Hezbollahut, sipas një zyrtari të lartë amerikan.

Gjenerali amerikan C.Q. Brown, Shefi i Shtatmadhorisë amerikane, arriti në Izrael të dielën si pjesë e një vizite rajonale që ka për synim parandalimin e përshkallëzimit të situatës. Ai pritet të takohet me zyrtarë të lartë ushtarakë izraelit.

Ndërkohë, grupi militant Hamas njoftoi se ka refuzuar kushtet e reja të Izraelit për armëpushim në Gazë.

Në një deklaratë për televizionin e Hamasit ‘Al-Aqsa TV’ të dielën, zyrtari i Hamasit, Osama Hamdan hodhi poshtë kushtëzimet e reja të Izraelit dhe tha se janë të rreme paralajmërimet mbi mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje.

Udhëheqësi i grupit Hezbollah, Sayyed Hassan Nasrallah, tha të dielën se grupi i tij do të vlerësojnë ndikimin e sulmeve me raketa dhe dronë nga objektivave ushtarake izraelite para se të përcaktojnë nëse do t’i vazhdojnë sulmet.

Në një fjalim televiziv ai tha se Hezbollahu e kishte realizuar sulmin “sipas planit”, duke hedhur poshtë pretendimet e ushtrisë izraelite se sulmet e tyre parandaluese kishin frenuar një sulm më të gjerë.

Ai foli 12 orë pas shkëmbimit më të fortë të zjarrit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut që nga fillimi i luftës në Gazë dhe tha se grupi militant qëllimisht nuk kishte vënë në shënjestër civilët dhe infrastrukturën publike, përfshirë aeroportin Ben Gurion. Nasrallah tha se objektivi kryesor i sulmit ishte një bazë ushtarake e zbulimit, që ndodhet 110 kilometra në brendësi të territorit izraelit.

Deri më tani ky është sulmi i vetëm që ka depërtuar kaq thellë në territorin izraelit dhe vetëm 1.5 kilometra larg Tel Avivit./VOA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen