Situata në PD, Shehu në Report Tv: Qëndrimi i Yuri Kim është një kapitull i mbyllur, PD i zgjedh vetë drejtuesit e saj! Nesturi: Berisha nuk po e mban çështjen larg partisë

Situata në PD, Shehu në Report Tv: Qëndrimi i Yuri Kim është një kapitull i mbyllur, PD i zgjedh vetë drejtuesit e saj! Nesturi: Berisha nuk po e mban çështjen larg partisë

Plator Nesturi dhe Tritan Shehu në Report Tv

Situata e krijuar në Partinë Demokratike, e cila nuk është qetësuar edhe pas dorëheqjes së Lulzim Bashës por edhe përplasjes së Berishës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte tema e diskutimet në “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, ku të ftuar ishin deputeti demokrat, mbështetës i Sali Berishës, Tritan Shehu, si dhe gazetari Plator Nesturi.

Për deputetin Shehu Yuri Kim nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Partisë Demokratike.

“Për mua është një kapitull i mbyllur, edhe pse ne kemi shumë respekt për ambasadat, por statuti i PD-së dhe rregullat e PD-së duhet të respektohen në forcim të demokracisë dhe parimeve amerikane”, tha ai.

I pyetur në lidhje me ndryshimet që kanë ndodhur në PD pas vendimit të Gjykatës për njohjen e statusit të rithemelimit Shehu tha:

“Unë mendoj se nuk ka shumë rëndësi vendimi i gjykatës, por zgjidhja e krizës e cila filloi që në foltore, filloi me mbledhjen e kuvendit, më pas referendumit, dhe me atë që arritëm në datën 6 mars, nuk është gjykata ajo që përcakton ku është partia, por janë vendimet politike, është masa që vendos”, vijoi Shehu.

Analisti Plator Nesturi u shpreh në lidhje me qëndrimin e ambasadores amerikane Yuri Kim për të mos njohur “Rithemelimin’ si drejtues në PD , Nesuri tha se Berisha nuk po respekton atë që ai ka thënë më herët se do ta mbante larg partisë çështjen e tij me SHBA-të.

“ Fakti që ky lloj debati po merr të tilla përmasa tregon se Partia Demokratike po përfshihet në këtë çeshtje” ,tha Nesturi.

Deputeti Shehu u shpreh se PD-ja pati shumë humbje, që nga humbjet zgjedhore, lënien e mandateve deri te përjashtimi i shumë deputetëve që i dhanë mundësinë Ramës të kontrollonte çdo gjë.

I pyetur nga gazetari Andi Kapxhiu nëse PD- ja po bashkohet pas vendimit të gjykatës së 25 marsit Shehu tha se Basha ndërmorri veprime staliniste, por problemet ishin brenda familjes dhe do të harrohen.

“Përjashtimet e deputetëve ishin vendimet personale të ish-kryetarit që manifestojnë vetëm veprime staliniste, jo statutore dhe jo demokratike që bunkerizuan PD-në, bashkëpunimi po realizohet, zyrat e PD-së sot janë të hapura. PD-ja kaloi një krizë të thellë, por ndarjet në PD ishin një problem brenda familjes dhe kur ato kalojnë harrohen shpejt”

Deputeti tha gjithashtu se kushdo ka të drejtën që të garojë për të qenë kryetar i partisë demokratike.

Kur u pyet në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri Shehu tha:

“Çdo gjë do kohën e saj megjithëse Rama tha se i ka numrat për ta zgjedhur, Rama do të zgjedhë një njeriun e tij. E kotë të diskutohet si çështje”

Lidhur me atë që kryeministri Rama ka deklaruar ditën e sotme se do të legalizohet kanabisi për qëllime mjekësore Shehu tha Shqipëria do të bëhet një republikë e Kanabisit në një kohë kur tregu botëror është i tejngopur për kanabis mjekësor dhe nuk është i nevojshëm.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI