Situata në qarkun Shkodër/ 37 persona të karantinuar në konviktin e 'Luigj Gurakuqit', 18 mostrat dalin negative

Situata në qarkun Shkodër/ 37 persona të karantinuar në konviktin e 'Luigj Gurakuqit', 18 mostrat dalin negative

Foto ilustruese

Situata në qarkun e Shkodrës është në nivele të qëndrueshme, ku 18 mostrat e marra dhe dërguara dje në ISHP, janë konfirmuar të gjitha negative.

Qarku deri tani ka 110 persona pozitivë me COVID-19 dhe listës së të shëruarve i janë shtuar 6 qytetarë, të cilët pas testimit të dytë rezultuan negativë.

Vijon kontrolli epidemiologjik i 37 shtetasve të karantinuar në konviktin e Universietit “Luigj Gurakuqi”, ku gjendja shëndetësore e të akomoduarve është e mirë, nuk shfaqin simptoma apo probleme shëndetësore.

Në Pukë dhe Fushë Arrëz, nuk asnjë vatër me Covid-19. Në Malësi të Madhe nuk ka raste të prekurish dhe nuk është marrë asnjë tampon.

Sipas të dhënave gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar rreth 36 vizita te urgjencës, nuk ka pasur raste të dyshuara për Covid-19.

Sipas Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracioni janë  paraqitur dy shtetas shqiptar (Një burrë dhe një vajzë) që vinin nga Kroacia, të cilëve pasi iu bë i ditur urdhëri, nr.240.dt.07.04.2020, ranë dakort që të vetkarantinohen në konviktin “Luigj Gurakuqi” dhe janë akomoduar në ambientet e konvikti rreth orës 23.30.

Nga Drejtoria e Trajtimit të  Studentëve, informohemi se aktualisht në ambientet e Konviktit “Luigj Gurakuqi”, kanë qenë të akomoduar deri sot rreth 37 shtetas të cilëve iu afrohet akomodimi, ushqimi dhe asistenca shëndetësore.

Nga AKU janë inspektuar 12  Subjekte Tregtimi në Bashkinë Pukë dhe Malësi e Madhe: (10 Markete/Supermarkete, 1 Njësi tregtim mishi dhe Produktet e tij dhe 1 Farmaci).

Një grup inspektimi (AKU dhe Policia) kanë kryer 6 monitorime në bashkinë Vau i Dejës: ( 1 Stabiliment për punim peshku, 1 Stabiliment për punim mishi, 1 Thertore mish i kuq, 3 Baxho).

Në total  janë bërë gjithsejt 18 monitorime/keshillime të cilët janë kryer me platformën google form.

Në pjesën më të madhe të subjekteve ishin vendosur shenjat e distancimit të klientëve dhe posterat; subjektet në mungesë të tyre u këshilluan për mënyrën dhe domosdoshmërinë e zbatimit të detyrueshëm të protokolleve.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur