Universiteti Shkodrës kundër ministres Shahini: Hapja rrezikon shëndetin e studentëve! S'ka zgjedhje në gjendje të fatkeqësisë natyrore

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi se universitetet duhet të rikthejnë brenda muajit qershor studentët në auditorë, por kundër këtij vendimi janë pedagogët e Universitetit "Luigj Gurakuqi" në Shkodër.

Asambleja Universitare doli me një deklaratë ku shprehet se ministrja Shahini po cenon autonominë dhe po vë në rrezik shëndetin e studenteve dhe pedagogeve.

"Urdhri i Ministrisë bie ndesh me vendimet e Senatit Akademik dhe të Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, të marra për të ligjëruar procesin e mësimit online gjatë kësaj periudhe. Ky urdhër e ka bërë më të paqartë situatën në universitetet publike. Ai cenon strukturën e vitit akademik, që përcaktohet duke u mbështetur në Rregulloren e Studimeve dhe Statutin e Universitetit të Shkodrës. Ministria tejkalon kompetencat e saj të sanksionuara me ligj si organ epror, duke ndërhyrë në kompetencat e IAL, në mënyrë të tepruar dhe diktuese", tha Prof. as  Violeta Alushi.

Nga ana tjetër kundërshtohen edhe zgjedhjet në universitete pasi pedagogët dhe studentët nuk mund të jenë pjese fizikisht në votim. Sipas tyre nuk mund të ketë zgjedhje kur deri më 23 qershor është në fuqi ligji i fatkeqësisë natyrore.

"Në gjendjen e fatkeqësisë natyrore, në të cilën vijojmë të jemi deri në datën 23 qershor, nuk mund të bëhen zgjedhje, aq më tepër pa praninë fizike të pedagogëve dhe studentëve. Konsiderojmë se data e zgjedhjeve 12 qershori, e caktuar para fillimit të pandemisë, duhet shtyrë për një datë tjetër, kur të krijohet mundësia e realizimit të fushatës zgjedhore dhe kur të jenë të pranishëm fizikisht për të shprehur vullnetin e tyre, si pedagogët ashtu edhe studentët. Zgjedhjet ndryshe nuk do t’i njohim", shtoi ajo.

Një javë më parë, Ministrja e Arsimit deklaroi se universitetet kanë afat deri më 15 Maj të dorëzojnë planin e detajuar për rikthimin e studentëve në auditore, por pedagogët e Shkodrës shprehen se nëse  Shahini nuk do të tërhiqet nga ky vendin, asambleja do të çojë çështjen në gjykatë.

Shkodra është zona e tretë më e prekur në vend nga koronavirusi me 115 të prekur nga dhe dy viktima, ndaj dhe pedagogët e shohim me shqetësim rikthimin në auditore në muajin qershor.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral