Presidenti francez, Francois Hollande dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel i kërkuan sot presidentit rus, Vladimir Putin që të mundësojë negociatat në Ukrainë dhe i kërkuan të gjitha palëve të ndërpresin dhunën, sipas një komunikate të presidencës franceze të publikuar pas një bisede telefonike.
Tre ditë pas një bisede të përbashkët, presidenti francez dhe kancelarja gjermane cituan deklaratën e bërë nga presidenti rus menjëherë pas shpalljes së armëpushimit nga presidenti ukrainas dhe i kërkuan Putinit të përkrahë fillimin e negociatave.
Bisedime të ndryshme janë zhvilluar mes përgjegjësve rajonalë të lindjes dhe Kievit por në asnjërën prej tyre nuk ka pasur përfaqësues të separatistëve.
Putini i kërkoi sot presidentit ukrainas dhe rebelëve prorusë që të zhvillojnë një dialog konstruktiv dhe i kërkoi gjithashtu Kievit të ndërpresë operacionet e tij ushtarake dhe të garantojë të drejtat e rusofonëve në lindjen separatiste.
"Hollande dhe Merkel, që i kërkuan të gjitha palëve në konflikt të ndërpresin luftimet, insistuan gjithashtu pranë Putinit mbi rëndësinë e sigurimit të kontrollit të plotë të kufirit ruso-ukrainas që të evitohen infiltrimet e materialeve dhe personave të armatosur", njoftoi presidenca franceze./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com