Presidenti i Francës Francois Hollande, kancelarja gjermane Angela Merkel si dhe presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, kanë bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në lindje të Ukrainës.
 
Kërkesa e liderëve është bërë me dije përmes një deklarate të lëshuar nga presidenca franceze.
 
Të tre udhëheqësit e kanë zhvilluar sot një bisedë telefonike, një ditë pasi që ka dëshuar mbajtja e një takimi në Minsk në mes të separatistëve, OSBE-së, qeverisë ukrainase dhe asaj ruse.
 
Teksa kanë biseduar rreth luftimeve vdekjeprurëse dhe numrin në rritje të personave të vdekur, të tre udhëheqësit e kanë shfaqur keqardhjen për dështimin e mbajtjes së takimit të planifikuar./REL/
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)