Tensionet në veri, Rama intervistë për BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo! Kosova dhe Serbia të ulen në tryezën e bisedimeve

Për kryeministrin Edi Rama tensionet në veri të Kosovës u provokuan fillimisht nga serbët dhe më pas autoritetet kosovare.

Në një intervistë për BBC  Rama tha se SHBA nuk po i bën presion Kosovës, siç mendon Kurti por po ndihmon ta çojë atë në tjetër nivel, që do të thotë një shtet që njihet nga të gjithë, që mund të ulet në OKB dhe çdo institucion tjetër.

Beson se Serbia dhe Kosova, falë Kurtit dhe Vuçiç janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes historike me ndërmjetësimin e ndërkombëtareve.

"Tani është koha për paqe, për normalizim, për të pranuar për t’i dhënë Serbisë atë që i takon me marrëveshje, pra asociacionin e komunave me shumicë serbe, dhe të drejtën që Kisha Ortodokse Serbe të ketë aktivitetin e saj në Kosovë dhe që Serbia të pranojë se Kosovën nuk e ka më, dhe të pranojë njohjen reciproke" thote Rama.

Intervista e plote

Edi Rama: Ka një situatë shqetësuese në veri të Kosovës, por nuk do ta theksoj shumë në aspektin e rrezikut. Do them vetëm që kjo situatë është provokuar fillimisht nga braktisja e institucioneve nga serbët, që krijoi vakuum. Dhe së dyti nga këmbëngulja e autoriteteve të Kosovës për t’i futur në zyra boshe këta kryetarë, ku shumica e popullsisë është serbe.

Ishte mirë që u mbajtën zgjedhje dhe që u tregua që askush nuk mund t’i mbajë peng proceset demokratike në një vend të pavarur, por nuk ishte ide e mirë që të këmbëngulej hyrja e këtyre kryetarëve në komuna boshe me ndihmën e policisë dhe me ndërhyrjen e KFOR dhe lëndimin e ushtarëve.

A po i drejtoni gishtin e fajita tek Albin Kurtit?

Edi Rama: Nuk jam këtu për të fajësuar dikë, thjesht po i përgjigjem pyetjeve tuaja. Mendoj se perspektiva më e gjerë është pozitive. Serbia dhe Kosova, falë Kurtit dhe Vuçiç janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes historike. Gjithashtu besoj se fakti që marrëveshja është kaq afër, bazuar në propozimin franko-gjerman me njohjen reciproke, i ka acaruar të dyja palët. Është si një çift në derë të kishës para se të martohen, që fillojnë dyshojnë.

A mendoni se do të arrihet marrëveshja?

Edi Rama: Mendoj se nuk ka rrugë tjetër në botë që kjo marrëveshje të mos  bëhet. Çështja është kur. Ishim në një samit të Komunitetit Europian me të gjithë liderët në Moldavi dhe të gjithë ata, sidomos presidenti francez dhe kancelari gjerman janë të bindur që Kurti dhe Vuçiç duhet të ulen në një tryezë dhe të mbyllin marrëveshjen.

Albin Kurti tha se Perëndimi po kënaq Serbinë dhe SHBA po bën presion Kosovës?

Edi Rama: Më vjen keq ta them por mendoj njësoj dhe ky nuk është pozicion servili, por jam i bindur se SHBA dhe BE kanë të drejtë dhe Albini është tërësisht i gabuar sepse ata nuk po përpiqen të kënaqin Serbinë, por ta çojnë Kosovën në tjetër nivel, që do të thotë një shtet që njihet nga të gjithë, që mund të ulet në OKB dhe çdo institucion tjetër.

Por, ishin serbët që sulmuan ushtarët e KFOR?

Edi Rama: E vërtetë është dhe nuk mohohet, por gjithashtu e vërtetë është se hyrja e kryetarëve në zyra përkundër këshillave të mira të miqve të mirë të Kosovës, pa të cilët Kosova nuk do të ishte kjo që është sot, ishte një hap i tepërt. Thënë kjo, mendoj se Serbia nuk është rrezik për Kosovën që prej vitit 1999, e ka humbur përfundimisht Kosovën që prej vitit 1999. Tani është koha për paqe, për normalizim, për të pranuar për t’i dhënë Serbisë atë që i takon me marrëveshje, pra asociacionin e komunave me shumicë serbe, dhe të drejtën që Kisha Ortodokse Serbe të ketë aktivitetin e saj në Kosovë dhe që Serbia të pranojë se Kosovën nuk e ka më, dhe të pranojë njohjen reciproke.

/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Valter: 03/06/2023 12:26

    E habitshme..kur SHBA dhe EU sulmojne Serbine lidhur me Rusine,Edi Rama e mbrone Vuqiqin,lidhur me Balkanin e hapur por tu neneshtrue Serbise perseri sulmon Kurtin dhe Kosoven me gjuhe aspak diplomatike.."kush i thote H.Thaqit tradhetar,eshte gomar" U mundua qe me Thaqin dhe Vuqiq te ndajne Kosoven dhe Hasha shkoj ne burg....jane fjalet e Rames ne Peje,me shume kohe ban me Vucicin dhe ne Beograd se me Kurtin a po ne Kosove..i padeshiruar ne Kosove,tradhetar...

    Përgjigju
  • Shqiptari: 03/06/2023 11:36

    Ik o rrot karafili se paske llum fare. Ptu far e keqe ,tä qr. Si mër zhgarravin fol kodra mas bregut o laskar.. Jo po ti uli ene brekët Kurti e vetëm juve mos ju ngeli qefi

    Përgjigju
  • Arbërori: 03/06/2023 10:03

    Një ditë më par folk i vllau e tani ky vllau i pështirë antishqiptarë shqipfolës gjakshurre në trupin tënd

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Paqe në Leipzig, Holanda dhe Franca barazojnë 0-0! Polonia jashtë Europianit

Euro 2024/ Paqe në Leipzig, Holanda dhe Franca barazojnë 0-0! Polonia jashtë Europianit