Situata në veri të Kosovës, Çollaku në ‘Repolitix’: Kurti kishte frikë se ndërkombëtarët do ta detyronin të pranonte asociacionin sipas kërkesave të Serbisë

TIRANË- Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar për të tretën ditë radhazi. Veprimi i policisë së Kosovës, e cila futi me forcë kryetarët e rinj të komunave në veri, provokoi këto tensione, ndërsa reagime të forta kanë ardhur nga ndërkombëtarët. Situata e nxehrë në Kosovë ishte temë diskutimi në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv me gazetarin Denis Minga. Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku analizoi situatën, ndërsa thotë se veprimet dhe deklarimet e Kurtit nuk janë për t’u qortuar.  

Por çfarë e bëri Kurtin të marrë një veprim të tillë? Çollalku thotë se druan se i gjendur përballë marrëveshjes me Serbinë e cila pritej të vihej në zbatim shumë shpejt, Kurti ka pasur frikë se ndërkombëtarët do ta detyronin të pranonte asociacionin sipas kërkesave të Serbisë.

“Deklarimet dhe sjelljet që ka bërë Kurti në këtë ngjarje, nga ana logjike dhe legale s’kanë asnjë element për tu qortuar. E papritura shumë të rëndësishme, ishte përplasje diplomatike shumë e ashpër dhe ambasadorin e SHBA në Prishtinë dhe Blinken. Ca fshihet brenda është një gjë edhe më shqetësuese se një përplasje diplomatike mes Kurtit dhe SHBA, që është partneri jetik i Kosovës dhe shqiptarëve. Nuk ka rëndësi fati politik i albin Kurtit, për Kosovën s’ka dramë të madhe. Unë druaj se çfarë është përplasja e vërtetë e Kurtit me amerikanët është në një pikë nevralgjike, vatër infeksioni prej 20 vjetësh, që është zona veriore e Mitrovicës. Kurti ka çuar një vatër infeksioni, të gjitha qeveritë janë përpjekur ta mbajnë në vatër të ikapsuluar që të zgjidhet gjatë kohës, këtë vatër që u kthye në fuqi të fortë diplomatike për Serbinë, këtë armë Vuçiç e përdori në mënyrë mjeshtërore, duke iu qasur edhe Brukselit dhe SHBA. Ngjarja ndodh vetëm pak kohë para deadline për marrëveshjen e detyrueshme me të dyja palët. Druaj që Kurti, ose ka një besim ose frikë, se do ta detyronin të pranonte asociacionin sipas kërkesave serbe, dhe këtu zgjodhi ta provojë situatën. S’ka rëndësi nëse kryetarët futen në komuna apo jo, kurti ka vënë flamurin e Kosovës në katër godinat. Nëse flamuri që lëviz që andej, kufiri i Kosovës me Serbinë do ndahet me lumin Ibër”, tha Çollaku.

Ndërkohë, ish-kreu i SHIH, Fatos Klosi thotë se kjo është situata më e rëndë që po kalon Kosova, ku komenton edhe qëndrimet e Kurtit ndaj SHBA.

"Është situata më e rëndë që po kalon Kosova, që prej çlirimit. Skami pasur kauza të tilla nga SHBA dhe ti thotë kryeministri është naive. Kurti është në pozitë të vështirë, se është mbajtur si patriot, se për këtë është zgjedhur dhe tani po e shikon. Patriotizmi për të marrë vota nesër janë të pa vlera, për mua vlerë ca do ndodhë nesër me Kosovën", tha Klosi. 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja