Situata nga COVID-19/ Ambasada amerikane: Janë anuluar të gjitha takimet të vizave...(edhe për Lotarinë Amerikane)

Situata nga COVID-19/ Ambasada amerikane: Janë anuluar të gjitha takimet të vizave...(edhe për Lotarinë Amerikane)

TIRANË- Ambasada Amerikane ka njoftuar se janë anuluar të gjitha takimet rutinë të vizave dhe shërbimeve, përfshirë këtu edhe për Lotarinë Amerikane.

Një vendim i tillë ka ardhur si pasojë e situatës së COVID-19, pas vendimit që mori presidenti i SHBA-së, Donald Trump për pezullimin me 60 ditë të emigracionit me argumentin se amerikanët që humbën punën nga COVID-19 të mos zëvendësohen me të huaj

"Në përgjigje të sfidave mbarë botërore lidhur me pandeminë COVID-19, Departamenti i Shtetit pezulloi shërbimet rutinë të vizave në të gjitha Ambasadat dhe Konsullatat Amerikane duke filluar nga data 20 mars 2020. Ambasadat dhe Konsullatat kanë anuluar të gjitha takimet rutinë të vizave dhe shërbimeve për qytetarët amerikanë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ofron vetëm shërbime në raste emergjencash. Për më shumë informacion mbi vizat, klikoni këtu  https://bit.ly/3cE8BSB", njofton Ambasada.

Njoftimi i plotë i Ambasadës Amerikane

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 23/04/2020 11:10

    Me mirë keshtu se be shqiptari yzmeqar I të tjeteve, mjaft!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre