Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 1 person ka humbur jetën ndërsa janë raportuar 21 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit. Nga 536 testime, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, qytetarët në këto bashki: 11 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Fier, Mallakastër, Kolonjë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Malësi e Madhe, Durrës, Kamëz.
Ndërsa një pacient 77 vjec nga Tepelena ka humbur jetën në 24 orët e fundit. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Janë 252 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,629 që nga fillimi i epidemisë.
inistria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika (15 Tetor 2022)
- Raste të reja ditore 21
- Të shëruar në 24 orë 19
- Të shtruar në spitale 2
- Humbje jete në 24 orë 1
- Testime ditore 536
- Testime totale 1,989,914
- Raste pozitive 331,473
- Raste të shëruara 327,629
- Raste Aktive 252
- Humbje jete 3,592
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 184
- Fier 17
- Elbasan 14
- Gjirokastër 11
- Shkodër 9
- Vlorë 5
- Berat 5
- Korçë 3
- Lezhë 2
- Durrës 2