Situata nga moti i keq, Emergjencat Civile: Kuotat e Drinit, Bunës dhe Vjosës nën nivel kritik! Po punohet për të pastruar rrëshqitjen e dherave në rrugën e Arbrit

Situata nga moti i keq, Emergjencat Civile: Kuotat e Drinit, Bunës dhe Vjosës nën nivel kritik! Po punohet për të pastruar rrëshqitjen e dherave në rrugën e Arbrit

1670772857_finalprojekt.00072710.Still002.jpg

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë e Mbrojtjes Civile, Ministria e Mbrojtjes njofton se ka përmirësim të dukshëm të situatës si pasojë e reshjeve të rëna gjatë 24 orëve të fundit.

Kuotat e të gjithë lumenjve, veçanërisht e lumit: Drin, Buna, Vjosë janë nën nivelin kritik dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. Niveli hidrik i kaskadave mbi lumin Drin paraqitet normale.

Është normalizuar gjendja në lagjen Granicë, në Gjirokastër, ku pati vërshim të përroit të Cullos.

Të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme, ndërsa në pak akse po punojnë në terren forcat e ARRSH, për të pastruar inertet, aty ku pati rrëshqitje të dherave si në rrugën e Arbrit, sipër tunelit apo edhe në rrugën midis fshatrave Bënçë dhe Lekdush, njësia Kurvelesh, Tepelenë.

Situata ka përmirësim sa i përket pranisë së ujit në rrugë apo sipërfaqe toke në qarkun e Shkodrës,  Lezhës, Durrësit, Dibrës.

Po ashtu punonjësit e OSHEE po punojnë për riparimin e disa defekteve në disa zona rurale në Gjirokastër, Malësi e Madhe, Mirditë, Elbasan, Korçë.

Të gjitha forcat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri për t'u ardhur në ndihmë të gjithë banorëve në zonat, ku mund të ketë probleme. Edhe gjatë natës do të ketë monitorim të vazhdueshëm të nivelit të lumenjve, me më shumë prurje.


Lajmi kryesor:

Moti i keq, Vjosa dhe Erzeni dalin nga shtrati! 17 banesa me prezencë uji! Përmbytje në disa fshatra në Lezhë dhe Shkodër, 650 ha tokë bujqësore nën ujë (VIDEO)


A.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Pashkët ortodokse, Balla në Kapshticë kërkon marrjen e masave për lëvizjen në pikat kufitare

Pashkët ortodokse, Balla në Kapshticë kërkon marrjen e masave për lëvizjen në pikat kufitare