KOSOVË- Në 24 orë e fundit është regjistruar vetëm 1 viktimë nga COVID-19 në Kosovë. Ndërsa, nga 1.658 testime, janë regjistruar 11 raste të reja infeksioni.

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orë janë shëruar 6 qytetarë, ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i të shëruarve ka shkuar në 105.298.

Numri total i infektimeve ka shkuar 107.725, ndërkohë që ai i viktimave është 2.257 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 170 në të gjithë vendin.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në mars, ndërkohë që fushata po vazhdon.

Në 24 orët e fundit 4.682  qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit 157.338  qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës.

Deri më tani 29.314  qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.