Situata nga pandemia, 2 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, regjistrohen 14 raste të reja infeksioni

Situata nga pandemia, 2 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, regjistrohen 14 raste të reja infeksioni

Foto ilustruese

KOSOVË- 2 viktima nga COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Ndërsa, nga 1.891 testime, janë regjistruar 14 raste të reja infeksioni.

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orë janë shëruar 6 qytetarë, ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i të shëruarve ka shkuar në 105.280.

Numri total i infektimeve ka shkuar 107.707, ndërkohë që ai i viktimave është 2.256 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 171 në të gjithë vendin.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në mars, ndërkohë që fushata po vazhdon.

Në 24 orët e fundit 4.439 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit 149.121 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës.

Deri më tani 25.158 qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan