Situata nga pandemia, në 24 orët e fundit u kryen 8134 vaksina antiCOVID! Rama: Shqipëria arrin mbi 250 mijë vaksinime

Situata nga pandemia, në 24 orët e fundit u kryen 8134 vaksina antiCOVID! Rama: Shqipëria arrin mbi 250 mijë vaksinime

Foto gjatë vaksinimit

Shqipëria ka arritur në kotën e mbi 250 mijë vaksinimeve që prej nisjes së fushatës “Shqipëria Buzëqesh”, ndërsa në 24 orët e fundit janë kryer 8134 vaksina antiCOVID në të gjithë vendin.

Shifrat i ka publikuar kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në rrjete sociale. Deri më tani Shqipëria është në gjysmë të rrugës së objektivit të vendosur për muajin maj, për të arritur kuotën e 500 mijë vaksinimeve.

Me nisjen e fluturimeve pas normalizimit të situatës në aeroportin e Rinasit mbrëmjen e djeshme kanë mbërritur 100 mijë doza të vaksinës kineze. Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dje dha lajmin e mirë se javën tjetër, do të mbërrijnë edhe 100 mijë doza të tjera të vaksinës kineze, ndërsa shtoi se ndërkohë po negociohet për 50 mijë doza të vaksinës ruse, që do të vijnë në javët në vijim. 

Duke nënvizuar se objektivi është vaksinimi i 500 mijë qyetarëve brenda muajit Maj, Manastirliu ka bërë me dije se 100,000 dozat e vaksinës së kompanisë Sinovac, të mbërritura dje, do të shpërndahen në gjithë vendin, për të filluar vaksinimi i moshave mbi 60 vjeç.

Vaksinimi masiv në vend ka nisur që prej 28 mars dhe po vijon me ritme mjaft të shpejta, ndërsa Barometri global e renditi Shqipërinë në vendin e parë për ritmin e vaksinimit në 7 ditët e fundit, duke lënë pas edhe Serbinë në rajon, por edhe vende të Bashkimit Evropian, të cilat e nisën më herët vaksinimin. Procesi i vaksinimit vijon për të moshuarit, mjekët, infermierët, stomatologët, farmacistët, arsimtarët, edukatorët, punonjësit e rendit dhe punonjës të medias.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:40
Deri më tani në Sarandë janë vaksinuar rreth 4800 persona

1617997320_vaksin696x463.jpg

Deri më tani në Sarandë janë vaksinuar rreth 4800 persona.

Sipas burimeve nga qendra e vaksinimit tashmë kemi hyrë në vaksinimin e grupmoshave që janë poshtë 70 vjecc pasi ata që janë mbi këtë moshë thuajse e kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Ka përfunduar ndërkohë vaksinimi i personelit të spitalit, zyrës Arsimore dhe komisariatit të policisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pjeter: 10/04/2021 09:06

    Na jepni ndo nje informacion mbi nr dozave qe jane vaksinuar 250 mije vetet.Sa me dozen e pare e sa me te dyja,dhe a ka gjendje vaksina pas dy javeve tu beje dozen e dyte atyre qe kan bere te paren.

    Përgjigju
  • Eri: 10/04/2021 07:12

    Sa mire do te ishte te mos kishim zgjedhje. Mjafton Rama.

    Përgjigju
  • Summer love: 10/04/2021 00:05

    Bravo ! Nese 1 qershor i na gjen me 1 milion te vaksinuar (me dy doza) do kemi nje super super turizem pra Rama do ti hape fryme ekonomise! Forca bejee per popullin !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë