Teksa i gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e shiut, Policia e Shtetit ka sqaruar si është situata në akset rrugore të vendit.
-Në qarkun e Tiranës, në rrugët kryesore ka prezencë uji, por situata nuk është problematike.
-Në qarkun Durrës, segmenti Thumanë - Rinas, ka prezencë uji, qarkullimi vijon normal.
-Autostrada Durrës - Tiranë, në të dy krahët ka prezencë uji, lëvizja e mjeteve është normale. Unaza Shkozet - Plepa - Shkëmbi i Kavajës - Durrës, ka prezencë uji, qarkullimi i mjeteve është i ngadaltë. Segmenti Autostrada "Royal Gaz"- Kryqëzimi i Stadiumit, ka prezencë uji, qarkullimi i mjeteve është normal.
-Në qarkun Gjirokastër, në akset nacionale rrugore Kakavijë–Krahes, Qafë e Muzinës – Jergucat, Tuneli i Skërficës – Ura e Kardhiqit dhe Çarshovë – Ura e Leklit, nuk ka probleme për kalimin e mjeteve. Akset nacionale dhe rurale në qarkun e Gjirokastrës janë të kalueshme, si dhe nuk ka patur përmbytje. Rrugët rurale janë të kalueshme, por në segmentin Kolonjë - Golem, ka prani të shtuar të inerteve në rrugë.
-Në qarkun Shkodër, në hyrje te qytetit të Shkodrës, te Harku i Bërdicës ka prezencë uji dhe aksi është i kalueshëm vetëm për mjete te tonazhit të lartë. Shërbimet e Policisë Rrugore janë prezent duke monitoruar situatën e po orientojnë qarkullimin e mjeteve, nga rruga e vjetër.
-Në qarkun e Lezhës, në aksin rrugor rural Grash - Zojs, Lezhë, në vendin e quajtur Ura e Zojs-it, uji ka arritur nivelin e urës, por lëvizja e automjeteve vijon pa probleme deri në këto momente. Në aksin rrugor Lezhe - Ishull Lezhë, nënkalimi është i mbuluar nga uji dhe në këtë vend, policia ka bllokuar lëvizjen e automjeteve dhe lëvizja ka vijuar nëpërmjet një rruge ngjitur me këtë aks rrugor.
-Në qarqet Elbasan, Fier, Vlorë, Berat, Korçë, Kukës e Dibër, aktualisht lëvizja e mjeteve vijon normalisht, në të gjitha akset rrugore të këtyre qarqeve.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ Po udhëtonin me makinë në Bogë, zhduken babë e bir, i mori rrjedha! Të hënën kërkime me dron! Rama: 100 efektivë nga Forcat Tokësore drejt Shkodrës (VIDEO)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.6%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4043
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reshjet e dëborës në disa akse, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir! Borëpastrueset në terren
24 Dhjetor, 08:39
-
Moti për sot/ Reshje shiu dhe dëbore në gjithë territorin
24 Dhjetor, 07:40
-
Konferenca/ Peleshi: Bardhi e interpreton ndryshe, Parlamenti s’kontrollon vetveten! Duket veprim politik, periudha e zgjedhjeve s’e lejon ngritjen e Komisionit
23 Dhjetor, 13:58
-
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari e anasjelltas, në Vlorë trageti mbetet në radë! Rruga e Arbrit e pakalueshme
23 Dhjetor, 13:45
-
Nesër reshje intensive me shtrëngata në 5 qarqe, apel për marrjen e masave
22 Dhjetor, 13:24
-
Mot me shi, ndalohet lundrimi i peshkarexhave në Vlorë! Vijon normalisht për tragetet
20 Dhjetor, 10:29
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor, 11:31
-
Ministri Vengu takon studentët e masterit në AFA: T'i kushtojmë më shumë rëndësi sigurisë kombëtare
16 Dhjetor, 18:51
-
Kosova do të prodhojë dy lloj municionesh dhe do të dizajnojë dronë luftarakë! Nënshkruhet kontrata me kompaninë turke
16 Dhjetor, 16:00
-
Bulqizë/ Reshje të dendura shiu, bëhet e pakalueshme rruga që lidh dy lagjet e qytetit! Banorët heqin këpucët për të kaluar (VIDEO)
15 Dhjetor, 11:51
-
Moti i keq/ Kapiteneria e Portit të Durrësit dhe Vlorës ndalon sot lundrimin e anijeve të vogla të peshkimit! Tragetet vijojnë normalisht
14 Dhjetor, 10:06
-
Debate në Kuvend për Opinionin e Venecias për Xhaçkën/ Bardhi: Shpikët një opinion që nuk ekziston! Bushka: Autonomia parlamentare fitoi të drejtën
12 Dhjetor, 12:53