Situatë kritike nga zjarret në Dropull, asfiksohet nga tymi një banor i fshatit! Vijnë dy avionë nga Greqia për shuarjen e flakëve

Që prej paradites të së shtunës, është situata problematike nga zjarri në fshatin Frashtan të Dropullit, Gjirokastër. Për shkak të erës, flakët janë përhapur dhe po i afrohen zonës së banuar. Report Tv mëson se si pasojë e tymit të zjarrit, në rrugën kryesore të fshatit Frashtan është gjendur i asfiksuar një banor i fshatit i identifikuar si Kristaq Ziso, i cili është gjetur nga forcat zjarrfikëse dhe është dërguar në Spitalin e Gjirokastrës, ku ka pësuar dhe infarkt. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore ai do të niset drejt Spitalit të Janinës.

Ndërkohë për shuarjen e flakëve kanë mbërritur 2 avionë grekë pasi zjarri ishte shumë pranë banesave në tre fshatra të Dropulli. Kërkesa për ndihmë nga Greqia që të bëhej ndërhyrje nga ajri erdhi pasi forcat zjarrfikëse e kishin të vështirë ndërhyrjen për shkak të terrenit të vështirë malor. Aktualisht, në terren po operojnë 3 mjete zjarrfikëse, të ndihmuara dhe nga banorët e zonës. Në terren janë 40 forca vullnetare të Dropullit, Libohovës dhe Gjirokastrës.

Raportohet se zjarri në Dropull ka arritur të depërtojë në 3 banesa, por falë ndërhyrjes në kohë, flakët janë vënë në kontroll përreth këtyre banesave brenda një kohe të shkurtër. Deri më tani është shuar 25% e sipërfaqes së përfshirë nga flakët. Zjarri në Dropull mendohet të jetë i qëllimshëm pasi banorët e fshatit thanë se kishin parë dy barinj duke i vënë flakën tokës.

Edhe në Berat është riaktivizuar vatra e zjarrit në Kodrën e Mimiasit. Zjarri i cili nisi një ditë më parë ka shkrumbuar rreth 10 ha dru frutor fiq, ullinj dhe vreshta. Ndërkohë Emergjencat Civile njoftojnë se janë prej disa ditësh janë aktvie edhe disa vatra zjarri në Ndërshen të Mirditës dhe në Bogë të Malësisë së Madhe. Ndërkohë sipas të dhënave gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 16 vatra zjarri.

U bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave:

  • në fshatin Shetaj, bashkia Durrës,
  • në fshatin Mimias dhe në lagjen “Kala”, bashkia Berat,
  • në fshatin Paulesh, bashkia Peqin,
  • në njësinë administrative Shushicë, bashkia Elbasan,
  • në fshatin Armen dhe në fshatin Peshkëpi, bashkia Selenicë,
  • në fshatin Ardhasovë,  bashkia Finiq,
  • në fshatrat Bushat, Barbullush dhe Rranza, bashkia Vau - Dejës,
  • në fshatin Shllak 1 dhe në Lagjen Tepe, bashkia Shkodër,
  • në fshatin Seman dhe në fshatin Gorishovë,  bashkia Fier,
  • në fshatin Çiflig, bashkia Korçë.

Për shuarjen e zjarreve gjate 24 orëve janë angazhuar kapacitetet operacionale në nivelin vendor dhe ne nivelin qendror. Janë angazhuar 296 forca operacionale nga Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, Forcat e Armatosura, forca bashkiake, forca policore, AdZM, shërbimi pyjor, forca vullnetare si dhe 29 mjete zjarrfikëse dhe mjete te tjera operative.

Emergjencat Civile u bëjnë thirrje qytetarëve që të raportojnë menjëherë vatrat e zjarrit pranë çdo strukture te sistemit te mbrojtjes civile në fshatra, në njësitë administrative ne bashkitë ne prefektura, në strukturat zjarrfikëse dhe Policinë e Shtetit, në Qendrën Kombëtare Operacionale të EC në AKMC. Gjithashtu rikujton ministria e Mbrojtjes, zjarret e qëllimshme ose nga pakujdesia dënohen sipas ligjit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:41
Zjarri në Dropull, mbërrijnë 2 avionë grekë, flakët drejt shuarjes

1659202621_page.jpg

Pasi është kërkuar ndihmë nga Greqia, 2 avionë grekë kanë mbërritur dhe po operojnë në zonat e përfshira nga zjarri në Dropull. Raportohet se falë kësaj ndërhyrje nga ajri, flakët janë drejt shuarjes.

Kujtojmë se ndërhyrja me mjete zjarrfikëse ishte e pamundur për shkak të lartësisë, ndërsa zjarrfikësit kanë qenë në përpjekje të vazhdueshme që të shuajnë flakët me mjete primitive.

Ora 18:40
Zjarri në Dropull, asfiksohet një banor i fshatit, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

1659199420_Sequence03.00345015.Still033.jpg

Situatë kritike nga zjarret në Dropull, si pasojë e avancimit të flakëve në fshatin Frashtan, një banor i zonës është gjendur i asfiksuar në hyrje të fshatit.

Report Tv mëson se banori i fshatit, Kristaq Ziso ka pësuar infarkt për shkak të asfiksisë dhe është dërguar në gjendje të rënduar drejt Spitalit të Gjirokastrës.

Raportohet se për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ai pritet të niset drejt Janinës.

Ora 17:51
Situatë kritike në Dropull, zjarret i afrohen banesave në tre fshatra! Kërkohet ndihmë nga Greqia për ndërhyrje nga ajri

 

Situatë kritike nga zjarret në Dropull. Flakët e zjarrit po avancojnë drejt zonave të banuara. Burime nga vendngjarja konfirmojnë për Report Tv se era e fortë ka avancuar flakët që po depërtojnë në afërsi të oborreve të banesave në tre fshatra të Dropullit.

Zjarri është gati 100 metra larg zonës së banuar në fshatrat Lugar dhe Gorricë. Forcat zjarrfikëse dhe banorët e këtyre fshatrave si dhe vullnetare të zonës po punojnë me intensitet për shuarjen e flakëve. Ndërkohë pas mungesës së helikopterit nga Tirana, është kërkuar ndihmë nga Greqia ku pritet të mbërrijë një helikopter për të shuar zjarret që mos tu afrohen banesave.

Ora 16:16
3 orë betejë me zjarrin në fshatin Derven të Krujës, flakët i afrohen Kishës dhe disa banesave

 

Një zjarr me përmasa të mëdha është regjistruar në fshatin Derven të Krujës. Zjarri ka përfshirë shkurre dhe pisha ndërsa përhapja e flakëve rrezikon kishën e fshatit dhe disa banesa.

Aktualisht kisha dhe banesat janë jashtë rreziku dhe po punohet për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve të cilat vijojnë prej afro 3 orësh.  Në vendngjarje janë dy zjarrfikëset e Krujës të ndihmuara dhe nga një zjarrfikëse e Durrësit.

Ora 13:39
Fermerët në Lushnjë u vënë zjarrin parcelave për të larguar karkalecat, flakët dalin jashtë kontrollit, digjen qindra ha ullinj

Emergjencat Civile në bashkinë e Lushnjës si dhe të gjitha institucionet e tjera janë të pafuqishme për të parandaluar pasoja e zjarrit i cili është çdo ditë i pranishëm. Fermerët si mënyrën më të lehtë për ta ruajtur nga dëmet që shkakton, karkaleci kanë gjetur ndezjen e zjarreve si mënyrë për t’i larguar nga parcelat e tyre.

Por duke mos e mbajtur dot zjarrin nën kontroll për shkak të temperaturave të larta dhe erës që prej fillimit të këtij muaji janë djegur qindra hektarë ullishte e shkurre.

Një zjarr i tillë është përhapur edhe sot në Savër, i cili është vënë nga fermerët për të djegur parcelat dhe për të larguar kolonitë e karkalecëve. Zjarri është përhapur deri në afërsi të banesave dhe kanë qenë vetë banorët me mjete rrethanore që e kanë vënë nën kontroll për të ruajtur banesat dhe pronat e tyre.

Ora 13:10
Zjarrfikësit në Dropull në luftë me flakët, tentojnë të shuajnë zjarrin me mjete primitive

 

Zjarrfikësit në fshatin Goranxi në Dropull janë në luftë me flakët, ndërsa po përpiqen që të shuajnë flakët me mjete primitive. Report Tv sjell pamjet nga puna e zjarrfikësve në terrenin e thyer malor, të cilët po përpiqen që të shuajnë flaket me një leckë të lagur.

Ora 12:17
Berat, riaktivizohet zjarri në kodrën e Mimiasit, digjen shkurre, pemë frutore e vreshta

 

Është riaktivizuar vatra e zjarrit në Kodrën e Mimiasit në Berat. Në vendngjarje forcat e MZSH për vënien nën kontroll të zjarrit. Zjarri i cili nisi një ditë më parë shkrumboi 10 ha dru frutor fiq, ullinj dhe  vreshta. Ndërsa u vu në kontroll dhe mendohej i fikur. Zjarri është riaktivizuar ditën e sotme nga thëngjijtë.

Ora 12:11
Merr përmasa të mëdha zjarri në Goranxi të Dropullit! Në vendngjarje mbërrijnë 40 zjarrfikës! Kërkohet ndërhyrja nga ajri

1659176268_berat.jpg

Zjarri në fshatin Goranxi të Dropullit po merr përmasa shumë të mëdha. Në vendngjarje janë 40 zjarrfikës dhe efektivë nga bashkia e Dropullit. Shefi i zjarrfikësve të Dropullit për Report Tv është shprehur se ka kërkuar ndihmë nga zjarrfikësit e Libohovës dhe Gjirokastrës.

Ndërkaq kryetari i bashkisë së Dropullit, Dhimitër Toli, ka kërkuar me urgjencë nga Emergjencat Civile në Tiranë, helikopter për shuarjen e zjarrit të stërmadh, pasi është e pamundur të ndërhyhet nga toka.

Ora 08:15
Zjarr në fshati Goraxi të Dropullit, zjarrfikësja s'ndërhyn për shkak të terrenit malor

Një zjarr ka rënë në lartësinë e fshatit Goranxi bashkia Dropull. Vlerësohet se zjarri është provokuar nga barinj të cilët përdorin kullotat e zonës për ushqim për bagëtinë.

Në vendngjarje, po shkojnë forcat zjarrfikëse, pasi terreni është shumë i vështirë dhe pamundëson ndërhyrjen me mjetet e motorizuara. Mendohet se nën flakë janë disa hektarë kullote dhe drurë pyjore.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jorgo: 30/07/2022 23:26

    Avionet vijne nga BE. Mbrojta civile europiane. Keta dergojne avione qe ndodhen me afer vendit ku ka zjarr. Ndaj gazetaret sduhet te thone avione nga greqia por mga mbrojta civile europiane. Se te qe per grekun nuk do harxhonte asnje lek per te shuar zjarrin tone. Mos i beni reklame greqise sikur na ndihmon. Por mbrojtes civile europiane. Ajo po na ndihmon sepse jemi pjese e ketij institucioni. Avinonet jane te mbrojtje civile europiane..pik!!

    Përgjigju
  • Gjergj: 30/07/2022 19:17

    Mos lejoni asnjè avion grek tè derdhè ujè mbi Dropull. Bèjeni vetè atè punè dhe shuani zjarret. Ka ardhur koha tè shtrohet pyetja,,,,,a ka vjedhur boll deri mè sot Greqia? Nuk ka ndihmè prej saj, ka vetèm HELM.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)