Situata nga zjarret! Ministria e Mbrojtjes: 10 vatra ende aktive, nga 29 të raportuara 19 janë shuar  

Situata nga zjarret! Ministria e Mbrojtjes: 10 vatra ende aktive, nga 29 të raportuara 19 janë shuar  

10 vatra zjarri janë ende aktive në vend. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 29 vatra zjarri, nga të cilat 19 janë shuar.

“Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren, u bë i mundur izolimi i plotë në bashkitë: Durrës, Kavajë, Tiranë, Krujë, Rrogozhinë, Vlorë, Delvinë, Këlcyrë, Lezhë, Dibër, Tropojë, Has dhe Malësi e Madhe”, njoftoi ministria.

Aktualisht, po punohet në: Qarkun e Kukësit: në fshatin Surroj, njësia administrative Surroj, bashkia Kukës. Zjarri vazhdon aktiv prej ditësh në një sipërfaqe pyjore. Rrezik për banesa nuk ka. Punonjësit e ADZM po monitorojnë situatën.

Qarkun e Shkodrës: në Qafë Bishkas, fshati Bruçaj, njësia administrative Pult, bashkia Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Rrezik për banesa nuk ka. Vatra e zjarrit është izoluar; në fshatin Shakotë, njësia administrative Postribë, bashkia Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me lis dhe masiv shkëmbor. Rrezik për banesa nuk ka. Vatra e zjarrit është izoluar; në fshatin Mnelë e Vogël, njësia administrative Vig-Mnelë, bashkia Vau-Dejës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Rrezik për banesa nuk ka. Vatra e zjarrit është nën kontroll; në fshatin Hajmel, njësia administrative Hajmel, bashkia Vau-Dejës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Rrezik për banesa nuk ka. Situata në monitorim; në fshatin Flet, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë-Arrëz, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Rrezik për banesa nuk ka. Situata në monitorim.

Qarkun e Lezhës: në fshatin Shëngjin, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, zjarri vazhdon të jetë aktiv më intensitet të ulët në një sipërfaqe me shkurre. Rrezik për banesa nuk ka. Po mbahet në monitorim nga sherbimi pyjor; në fshatin Mal-Milot dhe në kufi me fshatin Skuraj, njësia administrative Milot, bashkia Kurbin, vazhdon të jetë aktive me intensitet të ulët vatra e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me pyll dëllinje, shqopë dhe lis. Rrezik për banesa nuk ka. Po mbanet në monitorim nga sherbimi pyjor.

Qarkun e Vlorës: në malin Triallonja, sipër fshatit Qesarat, njësia administrative Livadhja, bashkia Finiq, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Rrezik për banesa nuk ka. Forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit; në fshatin Kopaçez, njësia administrative Vergo, bashkia Delvinë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Rrezik për banesa nuk ka. Forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:43
Gjirokastër/ Zjarr në tokat bujqësore të Lazaratit, dyshohet se zjarrvënësi është pronari i tokës

 

GJIROKASTËR - Zjarr në tokat bujqësore në Lazarat. Në vendngjarje kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse.

Zjarri po djeg barëra të thata ndërkohë që po vihet nën kontroll.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e zjarrvënësit i cili dyshohet se mund të jetë pronari i tokës bujqësore.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi