Situata nga zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Normalizohet situata në 10 vatra

Situata nga zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Normalizohet situata në 10 vatra

1658258762_lezhe.jpg

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dhënë detaje nga situata e zjarreve në vend. Ai thotë se është normalizuar situata në 10 vatra, ku thekson se janë drejt shuarjes dy zjarri në Vlorë. Ministria thotë se në Durrës janë normalizuar katër vatra zjarri duke shmangur rrezikun për banesat.

“Të dhënat më të fundit nga terreni flasin për një normalizim të situatës së zjarreve në 10 vatra problematike të zhvilluara gjatë 24 orëve të fundit. Janë nën kontroll dhe drejt shuarjes dy vatrat në Qarkun e Vlorës. Në qarkun e Durrësit janë neutralizuar 4 vatra zjarri, duke shmangur rreziqet për zonat e banuara. Më e qetë është situata edhe në një vatër në fshatin Patin në Klos, si dhe në Vorë në fshatin Marikaj. Me një punë të përqendruar prej 2 ditësh të forcave zjarrfikëse, efektivëve të FA e punonjësve të emergjencave civile u arrit të izolohej zjarri në Orosh të Mirditës. Vëmendja është përqendruar në shpatin e malit në Balldren, në fshatin Lekbibaj në Tropojë si dhe në fshatin Dushk në bashkinë e Lushnjes. Të gjitha kapacitetet në nivel vendor dhe qendror janë në gatishmëri të plotë për mbajtjen nën kontroll të situatës”, njofton ministria.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Situatë problematike nga zjarri në Lezhë, plasin municionet luftarake! Rrezikohen banesat! E pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tensione tek bashkia, përplasje me policinë, autobotet hedhin ujë

Tensione tek bashkia, përplasje me policinë, autobotet hedhin ujë