Situata pas reshjeve në të gjithë vendin, ARRSH: Akset rrugore të kalueshme, jemi në gatishmëri

Situata pas reshjeve në të gjithë vendin, ARRSH: Akset rrugore të kalueshme, jemi në gatishmëri

Rrëshqitjet në rrugën Bajram Curri - Valbonë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një pasqyrim të situatës së krijuar pas reshjeve të rëna gjatë natës dhe sot në të gjithë vendit.

ARRSH njofton se kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në monitorim të situatës përgjatë gjithë natës për të pasur gjendjen e akseve nën kontroll dhe duke pastruar rënien e lehtë të gurëve në disa segmente rrugore.

Edhe pse reshjet e shiut kanë qenë të shumta, ARRSH thotë se të gjitha akset rrugore në vend janë të kalueshme normalisht.

“Gjatë natës ka pasur reshje shiu në të gjithë vendin por pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në të tria rajonet. Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në monitorim të situatës përgjatë gjithë natës për të pasur gjendjen e akseve nën kontroll dhe duke pastruar rënien e lehtë të gurëve në disa segmente rrugore.

Reshje të lehta shiu vazhdojnë ende në të gjithë territorin, por te gjitha akset janë të kalueshme qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht. Vazhdon monitorimi dhe gatishmëria me mjete dhe fuqi punëtore në terren. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.”,-thuhet në njoftimin e ARRSH.

Rrëshqitjet në rrugën Bajram Curri - Valbonë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja