Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri me dije se ditën e sotme ka pasur një takim me një përfaqësi profesorësh, akademikësh dhe ekspertësh të instituteve të rëndësishme universitare, lidhur me situatën e krijuar nga tërmeti.
Meta thotë se u ka kërkuar atyre që të angazhohen maksimalisht për të informuar dhe qetësuar opinionin publik për këtë situatë.
“Sot zhvillova një takim të frytshëm me një përfaqësi të nderuar profesorësh, akademikësh dhe ekspertësh të instituteve të rëndësishme universitare, lidhur me situatën tepër të rëndë të krijuar nga tërmeti.
I falenderova për kontributin e tyre të vyer në kapërcimin e emergjencës dhe i inkurajova, jo vetëm të forcojnë bashkëpunimin me institucionet, por edhe të angazhohen maksimalisht për të informuar dhe qetësuar opinionin publik, që më shumë se kurrë ka nevojë për mendimin e tyre të kualifikuar.
Vlerësoj shumë idetë e tyre konkrete për rrugët e përgjegjshme që duhen ndjekur për rikthimin në normalitet, veçanërisht për minimizimin e pasojave të rënda që ka sjellë kjo fatkeqësi natyrore.
Është koha të forcojmë më shumë institucionet e këtyre fushave, por edhe t’i dëgjojmë këshillat e tyre shkencore në kohë.
Ramë dakord që së afërmi të zhvillojmë një konferencë ndërkombëtare me përfaqësues nga rajoni dhe më gjerë, për të forcuar bashkëveprimin në përballimin e fatkeqësive natyrore.”-tha Meta.
Kujtojmë se një ditë më parë, edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi një takim me ekspertë, ku deklaroi se propozimet e tyre, do të jenë bazë e propozimeve të PD-së, për të dalë nga kjo situatë.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3168
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Suel Çela ndikoi tek Ilir Meta për të rikthyer Pajtime Fetahun në gjyqësor
26 Nëntor, 21:16
-
Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat vitet e fundit! Esencë-Report Tv
25 Nëntor, 20:13
-
Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narkodrejtësisë
25 Nëntor, 18:56
-
Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës
24 Nëntor, 12:13
-
Intervista e Dumanit/ Lapardhaja: Dje konfirmoi që SPAK dhe ai janë indiferent ndaj sulmeve politike! Një prokuror që nuk ka marrë asnjë dhuratë, fat për shoqërinë shqiptare
23 Nëntor, 17:35
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
Nga Ylli Pata: Cilat janë pasojat politike të çështjeve penale ndaj Berishës dhe Metës?!
20 Nëntor, 20:53
-
Sekuestrimi i vilave të Kryemadhit/ Juristi Romeo Kara: Të shkulet me rrënjë kjo e keqe! Pa lënë pas dore partitë e tjera! Janë miliarda euro, t'i kthehen popullit
20 Nëntor, 18:08
-
Spahiu: Meta dhe Monika duhet ishin larguar vetë nga politika në 21 Janar pas videos me Dritan Priftin
20 Nëntor, 17:56
-
Apeli i GJKKO-së s'e nxorri nga burgu, i sekuestruan vilat, Meta udhëzon nga qelia Partinë e Lirisë: Nisni protesta periodike kundër SPAK
20 Nëntor, 17:44
-
GJKKO sekuestron 2 vilat e Monika Kryemadhit dhe të ëmës tek rezidenca VIP e 'Kodrës së Diellit' në Tiranë! Pjesë e hetimit për lobimin në SHBA e dosjen CEZ-DIA
20 Nëntor, 15:10
-
Afera CEZ- DIA e lobimi në SHBA, Apeli i GJKKO-së lë në burg Ilir Metën, s'ndryshon masën as për Kryemadhin! Monika: SPAK, 34 fashikuj me falsifikime, heq dorë nga politika! Me Ilirin s'ka më kthim pas
19 Nëntor, 16:34