Takimi me liderët e partive politike parlamentare është në kuadër të përpjekjeve tona për të lehtësuar diskutimet dhe për të kërkuar mënyra për të dalë nga kjo situatë. Takimi i parë ishte kryesisht që të dëgjoja nga të gjithë liderët, nga të gjitha subjektet politike, se si ata e shohin këtë rrugë përpara deri në themelimin e institucioneve të vendit. Të gjitha veprimet do të jenë veprime kushtetuese, gjithsesi duke u respektuar pavarësia e Kuvendit dhe të gjitha zgjidhjet janë përbrenda Kuvendit të Kosovës dhe midis deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Unë patjetër që do t’i vazhdoj takimet e mia me të gjithë liderët e të gjitha subjekteve politike parlamentare derisa të gjehet një zgjidhje, e cila do t’i hapë rrugën themelimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe pas themelimit të Kuvendit derisa të hapet rruga për krijimin e të gjitha institucioneve të tjera të vendit.