Situata politike, Meta: Konflikt
absurd, të zgjidhet sa më shpejt

Situata politike, Meta: Konflikt<br />absurd, të zgjidhet sa më shpejt
Duke e cilësuar  situatën politike një konflikt absurd, kryetari i lëvizjes socialiste për integrim Ilir Meta  thekson se ajo duhet zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur.

Gjatë një takimi të organizuar nga të rinjtë e LRI në qytetin e Durrësit, Meta u shpreh se LSI  është një forcë politike që ka treguar  se vendos gjithmonë interesat e vendit mbi  çdo interes tjetër dhe se tregon përgjegjësi maksimale për stabilitetin e vendit.

“LSI mbi çdo interes të saj, ka vendosur dhe do të vendos interesin e vendit dhe ka treguar se ka përgjegjshmëri maksimale për të forcuar stabiliteti, drejtësinë, institucionet sepse kjo është rruga që e zhvillon ekonominë tonë akoma më shpejt në mënyrë më të qëndrueshme, më të shëndetshme duke luftuar varfërinë dhe pabarazinë sociale që janë ende sfida të mëdha për familjet shqiptare”, tha Meta.

Në këtë takim me të rinjtë e Durrësit ishin të pranishëm drejtues të kësaj force politike ndërsa u  evidentua përpjekja  maksimale e  LSI  për t’i dhënë zgjidhje konfliktit politik që ka përfshirë vendin prej dy muajsh.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)