Situata politike në Kosovë, Minxhozi
 "Zgjidhja gjëndet tek liderët politik"

Situata politike në Kosovë, Minxhozi<br /> "Zgjidhja gjëndet tek liderët politik"
Qemal Minxhozi, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë zgjidhjen e situatës së rënduar politike në Kosovë e shikon tek liderët politik të cilët nuk kanë nevojë për ndërhyrje nga Tirana.

Gjatë një ligjerate të mbajtur me studentë, kushtuar marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, Minxhozi ka thënë se zgjidhja duhet gjetur mes dialogut, jo përmes dhunës.

"Ata duhet t’a gjejnë zgjidhjen nëpërmjet dialogut, duke hequr dorë nga dhuna. Liderët politikë nuk kanë nevojë për ndërmjetësim nga Shqipëria për gjetjen e një zgjidhje", ka thënë Minxhozi.
 
Ai ka deklaruar se sa i përket bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë, ky vit që po e lëmë pas ka filluar me një ritëm më të madh të bashkëpunimit, dhe kjo falë mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive nga ku kanë dalë shumë marrëveshje, një pjesë e konsiderueshme e të cilave edhe janë zbatuar.

“Si qeveria e Shqipërisë ashtu edhe e Kosovës kanë shprehur një mendim për të krijuar një treg të përbashkët ekonomik, dhe arsyeja është që të dyja ekonomit tona janë të vogla dhe do të jenë ekonomi me interes kur ato të jenë sa me të bashkuar edhe për investitor të ndryshëm që mund të marrin pjesë edhe në iniciativa si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë”, ka thënë Minxhozi.
 
Këto deklarata ambasadori Minxhozii ka bërë gjatë një takimi tëmbajtur me disa student në Universitetin e Prishtinës.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!