Situata politike në Kosovë,Thaçi:
Zgjidhja, dialogu pozitë – opozitë

Situata politike në Kosovë,Thaçi:<br />Zgjidhja, dialogu pozitë – opozitë
Zëvëndës Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e shikon zgjidhjen e situatës së rënduar politike në Kosovë tek dialogu që duhet të përfshijë pozitën dhe opozitën atje.

Siç raportojnë mediat kosovare, Thaçi mësohet të jetë shprehur se duhet dialoguar për të zgjidhur të gjitha çështjet, pasi vetëm përmes dialogut mund të zgjidhën të gjitha çështjet.

Thaçi ka shtuar se, ky ishte edhe mesazhi që Sekretari Amerikan i Shteit, John Kerry dha përpara qytetarëve tëKosovës, duke dënuar dhunën dhe duke e cilësuar si të patolerueshme bdrenda Kuvendit.

“E them me përgjegjësi se edhe Sekretari Kerry ishte shumë i qartë se nuk duhet të tolerohet dhuna në Kuvendin e Kosovës se vendi për debat dhe sqarime e ballafaqime politike është Kuvendi i Kosovës prandaj mendoj se ishte një mesazh për të gjithë se dialogu është zgjidhja e vetme në mes të politikës dhe liderëve të partive politike në Kosovë” mësohet të ketë thënë Thaçi.

Sa i takon përgjigjes që kanë dhënë partitë opozitare, pas propozimit që bëri Kryeministri Mustafa për thirrjen e një tryeze dialogu, ai tha se më parë opozita duhet të dëgjojë arsyetimet e Qeverisë.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve