Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian , Johanes Hahn, ka reaguar lidhur me situatën politike në Maqedoni, ku u ka kërkuar të gjitha palëve politike të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve.
“Ne kemi deklaruar vazhdimisht se të gjithë liderët e vendit, duke përfshirë edhe presidentin, duhet të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve të fundit. Në një demokraci, doemos duhet të pranohet shumica parlamentare, edhe në qoftë se kjo nuk i pëlqen dikujt. Nga këtu pres që të gjithë politikanët dhe institucionet, në interes të qytetarëve, që të lejojnë të rrjedhin proceset demokratike”, shkruan në reagimin e Hahn në faqen e internet të Komisionit Evropian.
Reagimi i Hahn ka ardhur pasi presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, nuk ka pranuar t’i japë mandatin për formimin e qeverisë së re, udhëheqësit të LSDM-së , Zoran Zaev, me arsyetimin se “nuk do të japë mandatin për formimin e qeverisë së re çdo kujt i cili negocion për platforma të vendeve të huaja me të cilat cenohet populli maqedonas, kërcënohet shtetin unitar, sovraniteti dhe pavarësinë e saj”.
Nga ana tjetër Zoran Zaev, i cili më herët i ka dorëzuar presidenti firmat e nevojshme të cilat i siguronin numrin e nevojshëm të deputetëve në parlament për të krijuar qeverinë e re, e ka cilësuar vendimin e Ivanov, si një grusht shteti dhe ka kërkuar tërheqjen e vendimit.
Zaev siguroi numrat e nevojshëm për krijim e qeverisë së re pas një marrëveshjeje me BDI-në, ku kushti kryesorë i sa ishte zyrtarizimi i gjuhës shqipe si gjuhe e dytë në Maqedoninë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com