Situata Rusi-Ukrainë, flet Putin: Përgjegjës për konfrontimin në det, Poroshenko

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko deklaroi se Rusia ka rritur në mënyrë drastike praninë e saj ushtarake në kufirin ukrainas. Poroshenko përmendi më tej edhe kërcënimin e një “lufte të plotë” me Moskën. Por nga ana tjetër, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin fajësoi Kievin për një konfrontim, në të cilin roja bregdetare ruse hapi zjarr ndaj anijeve të Ukrainës.

“Numri i tankeve në bazat ushtarake ruse që ndodhen përgjatë kufirit tonë është trefishuar”, pohoi Poroshenko në një intervistë dhënë tre televizioneve ukrainase, por pa specifikuar periudhën. Kreu i shtetit ukrainas raportoi gjithashtu një rritje të madhe të numrit të anijeve ushtarake ruse në detin Azov dhe të një pranie ushtarake ruse të përforcuar në Krime, gadishullin ukrainas të aneksuar nga Moska katër vite më parë, duke cituar të dhëna nga shërbimet sekrete të Ukrainës.

Megjithatë, Vladimir Putin tha se Ukraina e provokoi qëllimisht përplasjen dhe se ajo është përpjekje e presidentit ukrainas Petro Poroshenko, për të rritur popullaritetin e tij, përpara zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në mars. Këto komente janë të parat publike të Putinit, për incidentin që ndodhi të dielën jashtë brigjeve të Krimesë. 

E gjithë kjo situatë ka prodhuar edhe një reagim nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili ka njoftuar se mund ta anulojë kurdoherë takimin me presidentin rus Vladimir Putin, që është paracaktuar të mbahet këtë javë në periferi të samitit të G20 në Buenos Aires. Sipas BBC, Trump tha për "Washington Post" se ai ishte duke pritur për një “raport të plotë” pas incidentit të ndodhur në detin Azov. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive